
Sipërmarrja duket si rruga drejt lirisë financiare, pavarësisë dhe suksesit. Por, realiteti është shpesh shumë më i vështirë nga sa mendohet.
Pas çdo biznesi të suksesshëm fshihen orë të gjata pune, sakrifica, përgjegjësi të mëdha dhe sfida të vazhdueshme.
Ja disa të vërteta që shumë njerëz nuk i kuptojnë për jetën e një sipërmarrësi.
1.Edhe pse nuk ke një shef, të duhet t’u përgjigjesh njerëzve
Duhet të jesh shumë i disiplinuar për të qenë një sipërmarrës. Askush nuk është aty për të të mbështetur apo për të të inkurajuar. Thjesht sepse nuk ke një shef, nuk të bën te mos kesh njerëz për t’u dhënë llogari. Të qënit sipërmarrës mbart shumë përgjegjësi mbi shpinë. Rruga nuk është gjithnjë e shtruar dhe ka raste kur do të dëshiroje më mirë të kishe vetëm një shef për t’iu përgjigjur.
2.Ideja që punon "sipas orareve të tua" është një supozim i gabuar
Sigurisht që ti zgjedh oraret më të përshtatshme për të punuar, por ideja që sipërmarrësit punojnë rreth 2 orë në ditë dhe më pas e kalojnë kohën në pishinën e tyre, me një pije në dorë, është diçka e pavërtetë. Shumica e sipërmarrësve të suskesshëm, që nga ata fillestarë e deri te ata që bëjnë qindra miliona para, punojnë shumë më tepër madje se orari i zakonshëm i shumë njerëzve. Të ndërtosh një biznes është diçka shumë e vështirë, nuk ka asgjë të thjeshtë në këtë fushë.
3.Nuk do të bëhesh patjetër "tmerrësisht" i pasur
Po, disa sipërmarrës janë shumë të pasur. Nëse do që të bëhesh një sipërmarres thjesht për t’u bërë i pasur, do të dështosh që në nisje. Shumë biznese dështojnë dhe sipërmarrësit që janë vërtet të suksesshëm janë ata që mësojnë se të mirat financiare janë një produkt i krijimit të diçkaje që zgjidh probleme dhe plotëson nevoja. Kërko gjithnjë ekselencën dhe nëse vepron siç duhet, paratë do të vijnë.
