Filozofë, shkrimtarë, sipërmarrës dhe miliarderë kanë lënë pas mendime që na kujtojnë se pasuria nuk matet vetëm me shumën që kemi në llogarinë bankare. Përkundrazi, ajo lidhet me mënyrën se si i përdorim paratë, me zgjedhjet që bëjmë dhe me ndikimin që ato kanë në jetën tonë. Shumë prej tyre kanë theksuar se grumbullimi i pasurisë nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet për të krijuar siguri, liri dhe mundësi më të mira për veten dhe të tjerët.

Nga rëndësia e kursimit dhe menaxhimit të zgjuar të financave, te vlera e pazëvendësueshme e kohës, bujarisë dhe kënaqësisë me atë që kemi, këto thënie ofrojnë mësime që mbeten po aq të vlefshme edhe sot.

1.Rregulli numër një: Asnjëherë mos shpenzo para kot. Rregulli nr 2: Kurrë mos e harro rregullin numër 1. /Warren Buffett

2.Paraja nuk e ka bërë asnjëherë njeriun të lumtur, as nuk do ta bëjë, nuk ka asgjë në natyrën e saj që të prodhojë lumturi. Sa më shumë para të ketë njeriu, aq më shumë dëshiron të ketë./ Benjamin Franklin

3.Shumë njerëz shpenzojnë paratë që fitojnë për të blerë gjëra që nuk i duan për të impresionuar njerëz që ata nuk i pëlqejnë. /Will Rogers

4.Paraja ndonjëherë kushton shumë. /Ralph Waldo Emerson

5.Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën. / John Updike

6.Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet./ Oscar Wilde

7.Nuk është i pasur ai që ka shumë, por ai që jep shumë./Erich Fromm

8.Do të doja të jetoja si një njeri i varfër, por me shumë para./Pablo Picasso