
Prej javësh, emrat e Alesio Alias dhe Jonida Maliqit po komentohen gjithnjë e më shpesh në rrjetet sociale. Daljet e tyre së bashku dhe raporti i afërt që duket se vazhdon mes tyre kanë shtuar kuriozitetin e publikut, duke ngritur pyetjen nëse mes dy artistëve ka rikthim romance.
Së fundmi, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me disa pyetje direkte lidhur me Jonida Maliqin.
Fillimisht, moderatorët e pyetën nëse do të pranonte një tjetër bashkëpunim muzikor me këngëtaren, ndërsa përgjigjja e tij erdhi me humor dhe mister.
“Alesio, nëse Jonida do të të ftonte sërish për një bashkëpunim muzikor, do të pranoje?”, ishte pyetja.
“Ku e di ti që s’e kemi bërë akoma?”, u përgjigj ai duke buzëqeshur, një deklaratë që menjëherë ngjalli reagime dhe interpretime të ndryshme.
Por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Mateos për raportin e tyre aktual.
“Meqenëse jemi te Jonida, je parë së fundmi krah saj. E pranon publikisht që jeni kthyer në një lidhje?”, e pyeti moderatori.
Alesio zgjodhi të mos konfirmojë asgjë, por as të mohojë zërat që qarkullojnë.
“Njerëzit takohen edhe për qejf o burrë. Kemi shoqëri që ka ngelur gjithmonë aty. Çdo gjë tjetër ngelet pikëpyetje. Jeta personale është personale”, u shpreh ai.
Një përgjigje diplomatike, por që ka bërë edhe më kuriozë ndjekësit e dy artistëve. Në vend që të shuante thashethemet, deklarata e tij duket se ka lënë më shumë hapësirë për aludime.
