
Situata brenda “Ferma VIP 3”, është tensionuar gjatë orëve të fundit. Një debat i fortë ka ndodhur mes shkrimtares Mimoza Ahmeti dhe DJ Bujakës, duke lënë të kuptohet se miqësia e tyre ka marrë një kthesë tjetër.
Githçka ka nisur kur Mimoza i ka bërë të qartë Bujakës se marrëdhënia e saj me të ka përfunduar në momentin që ai preku finalen. I befasuar nga ky qëndrim i ftohtë, Bujaka i ka kërkuar menjëherë një sqarim për të kuptuar se çfarë po ndodhte, por përgjigja e Mozës ishte e prerë: "S'kam çfarë të sqaroj".
Ky reagim ka zhgënjyer Bujakën, i cili nuk i ka kursyer akuzat drejt saj. Sipas tij, Mimoza e humbi shoqërinë e tyre me këtë sjellje. "Po të ishe shoqe e vërtetë nuk do të silleshe kështu, ti e shkele shoqërinë tonë", është shprehur ai.
Bujaka ka lënë të nënkuptohet se burimi i këtij xhelozie apo keqkuptimi mund të jetë "dasma" e organizuar në fermë mes Mimozës dhe Ilirit. Ai nënkuptoi se Mimoza mund të mendojë që ai ka xhelozi për këtë situatë, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë. "E humbe një shok që nuk mund ta blesh as me çmim, sepse më shkele", përfundoi ai i revoltuar.
Ky debat ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë pjesë nga përplasja e dyshes. Një pjesë e konsiderueshme e ndjekësve është rreshtuar hapur në krah të Bujakës, duke shpërthyer në komente negative ndaj Mimoza Ahmetit.
