Inteligjenca artificiale (IA) po transformon punën në shumë industri. Forumi Ekonomik Botëror parashikon se IA dhe automatizimi do të zhdukin 92 milionë vende pune, por do të krijojnë një shtesë neto prej 78 milionë deri në vitin 2030. Megjithatë, jo çdo profesion preket njësoj. Ka role që mbeten shumë më pak të ekspozuara ndaj IA.

Profesionet më pak të rrezikuara janë ato që kërkojnë ndërhyrje fizike njerëzore, kërkojnë gjykim dhe mendim kritik, lidhen me situata emergjente ku nuk mund t’i besohet një roboti, përfshijnë kujdes për njerëz vulnerabël, mbështeten te inteligjenca emocionale, zhvillohen në kushte të paparashikueshme

Anthropic publikoi një studim që krahason profesionet me ndikim teorik të IA dhe profesionet me ndikim real të vëzhguar. Nga analiza rezulton se këto kategori janë më pak të rrezikuara:

1.Punëtorë ndërtimi

2.Teknikë instalimi dhe riparimi

3. Punëtorë në bujqësi

4. Punëtorë prodhimi

5. Punëtorë transporti

6. Punëtorë mirëmbajtjeje të hapësirave

7. Punonjës të kujdesit personal

8. Punonjës në ushqim dhe shërbim

Profesionet me bazë te njohuritë dhe të varura nga kompjuterët janë më të rrezikuara. Megjithatë, kjo nuk do të thotë të ndryshohet menjëherë karriera. Por një element kyç i qëndrueshmërisë profesionale është të kesh alternativa. Zhvillimi i aftësive shtesë, edhe si aktivitet dytësor, mund të ndihmojë për të shmangur pasigurinë në të ardhmen.