
Një studim i fundit tregon se shumë të rinj të Gjeneratës Z nuk po e përjetojnë rininë njësoj si Gen X apo Boomers dikur.
Gjenerata Z po përballet me një realitet shumë ndryshe nga brezat e mëparshëm, dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si e përjetojnë moshën e të 20-ave.
Ndryshe nga Gen X dhe Boomers, të cilët shpesh e shihnin këtë periudhë si kohë lirie, eksplorimi dhe mundësish të reja, të rinjtë e sotëm përballen me sfida si pasiguria ekonomike, tregu i vështirë i punës, rritja e kostos së jetesës dhe ndikimi i vazhdueshëm i rrjeteve sociale dhe teknologjisë.
Këto faktorë kanë krijuar një atmosferë më stresuese dhe më pak të lirë për të shijuar vitet e hershme të moshës së rritur. Më poshtë janë 9 arsyet kryesore pse Gen Z nuk po i shijon të 20-at:
1. Mungesa e punës
Gjetja e një pune është bërë më e vështirë. Ka më pak vende të lira dhe më shumë konkurrencë. Edhe të kualifikuarit shpesh nuk gjejnë punë. Disa vende pune po zhduken edhe për shkak të teknologjisë dhe AI.
2. Pasiguria financiare
Shkollimi është shumë i shtrenjtë dhe shumë të rinj marrin kredi. Inflacioni i bën gjërat e përditshme më të shtrenjta, duke e vështirësuar jetesën.
3. Vetmia
Rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën si lidhemi me njëri-tjetrin. Shumë njerëz ndihen të izoluar edhe pse janë “online” gjithë kohën.
4. Mungesa e pasionit për punën
Influencerët dhe rrjetet sociale e bëjnë jetën e “punëve normale” të duket më pak tërheqëse, duke ulur motivimin.
5. Ditët duken njësoj
Rutina e punës nga shtëpia dhe jeta online e bën çdo ditë të duket e njëjtë.
6. Mungesa e udhëtimeve
Udhëtimet janë të shtrenjta dhe shumë të rinj nuk kanë mundësi të udhëtojnë.
7. Inteligjenca artificiale po ndryshon gjithçka
AI krijon pasiguri për punët dhe e bën të ardhmen të duket e paqëndrueshme.
8. Probleme të shëndetit mendor
Rritja e krahasimeve në rrjete sociale ndikon në vetëvlerësim, ankth dhe depresion.
9. Takimet
Shumë njerëz përdorin aplikacione takimesh, por kjo shpesh sjell lodhje dhe zhgënjim.
