
Gjithnjë e më shumë Millennials po refuzojnë kulturën toksike të punës pasi thonë se kjo nuk mund të jetë qëllimi i jetës.
Për Millennials ideja se duhet të punosh vazhdimisht, të sakrifikosh kohën personale dhe të vendosësh qëllimet e kompanisë mbi gjithçka tjetër nuk sjell lumturi të vërtetë.
Të rinjtë e Millennials thonë se atyre u thuhet se fitimi dhe suksesi i kompanisë janë më të rëndësishme se shëndeti i tyre mendor.
'Na është thënë se produktiviteti, avancimi dhe karriera janë mënyrat e vetme për të treguar vlerën tonë. Kemi nënvlerësuar kënaqësinë, kohën e lirë dhe bisedat me miqtë, duke i quajtur “dembelizëm” dhe “joproduktive”. Kemi zëvendësuar komunitetin e vërtetë me një jetë individualiste dhe konkurruese. Mjaft është mjaft kjo nuk është mënyra si duhet të jetojnë njerëzit', thonë të rinjtë.
Ata tregojnë se:
Janë të stresuar- ku 84% e punonjësve kanë stres nga puna
Janë me depresion dhe ankth- shumë Millennials raportojnë përdorim të antidepresivëve
Janë të shkëputur nga puna- vetëm 32% janë të angazhuar realisht në punë dhe rreth 43% ndihen të lodhur nga puna.
