
Studimet tregojnë se çiftet që udhëtojnë së bashku shpesh kanë marrëdhënie më të forta, sesa ata që rrallë eksplorojnë vende të reja bashkë dhe qëndrojnë në shtëpi.
Udhëtimet i nxjerrin çiftet nga rutina e përditshme dhe i vendosin në situata të reja, ku duhet të komunikojnë, të zgjidhin probleme, të marrin vendime dhe si edhe të krijojnë kujtime të reja.
Qoftë duke orientuar rrugën në një qytet të panjohur apo duke shijuar një perëndim të bukur dielli së bashku, këto përvoja të përbashkëta mund të forcojnë lidhjen emocionale dhe të rrisin besimin mes partnerëve.
Edhe pse vetëm udhëtimi nuk garanton një marrëdhënie të suksesshme, krijimi i eksperiencave të reja së bashku i ndihmon çiftet të ndihen më të afërt dhe të njohin më mirë njëri-tjetrin.
