
Teksa interesimi për dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce vazhdon të rritet, emri i Ed Sheeran po përmendet si një nga personat që mund të ketë një rol të veçantë në ceremoninë e çiftit.
Sipas mediave të huaja, këngëtari britanik nuk pritet të jetë vetëm një i ftuar, por mund të ngjitet edhe në skenë për të performuar. Vetë Swift kishte lënë të kuptohej më herët se kjo ide nuk do të ishte aspak e pazakontë, duke theksuar lidhjen e fortë që ajo dhe Sheeran kanë ndërtuar ndër vite përmes muzikës.
Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, artistja u shpreh me humor se miku i saj e ka të vështirë t’i rezistojë një skene kur ajo është e pranishme, duke sugjeruar se një performancë spontane nga ai është gjithmonë e mundur.
Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn, janë në listën e të ftuarve të ceremonisë, e cila pritet të mbledh emra të njohur nga bota e muzikës, sportit dhe showbiz-it. Dy artistët kanë ndarë shpesh momente në skenë dhe kanë folur publikisht për respektin e madh që kanë për njëri-tjetrin.
