
Teksa vazhdojnë spekulimet për martesën e shumëpritur të Taylor Swift dhe Travis Kelce, një tjetër pyetje po ngjall kureshtje mes fansave, a do të jetë Beyoncé pjesë e ceremonisë?
Deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse ajo do të marrë pjesë në ceremoni, megjithatë, miqësia dhe respekti mes dy artisteve kanë qenë të dukshme ndër vite.
Shfaqjet publike dhe mbështetja e ndërsjellë kanë forcuar bindjen e fansave se ylli i muzikës mund të jetë mes të ftuarve në dasmën që pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it.
Edhe pse çifti nuk ka bërë ende publik asnjë detaj rreth dasmës, raportimet dhe zërat për një organizim të afërt janë shtuar ndjeshëm. Sipas spekulimeve të fundit, ceremonia mund të zhvillohet gjatë fundjavës së festës së 4 Korrikut, në Madison Square Garden në New York.
Ndërkohë, vëmendja është përqendruar edhe te lista e të ftuarve, e cila pritet të përfshijë emra të njohur nga industria e muzikës dhe sportit. Mes tyre përmenden Ed Sheeran, motrat Haim, si dhe disa prej shokëve të Travis Kelce nga skuadra Kansas City Chiefs.
