
Granit Xhaka vazhdon të jetë një nga figurat kyçe të përfaqësueses së Zvicrës në ndeshjet e Kupës së Botës, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si lider në mesfushë.
Futbollisti me origjinë nga Kosova po udhëheq skuadrën me eksperiencën e tij, duke organizuar lojën, ruajtur ekuilibrin mes fazës mbrojtëse dhe asaj sulmuese, si dhe duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Zvicrës në këtë turne.
Megjithatë, përtej angazhimeve në fushë, Xhaka ka gjetur kohë edhe për familjen. Në ditët e pushimit mes ndeshjeve, ai ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga Kalifornia, ku po qëndron së bashku me bashkëshorten e tij, Leonita Xhaka.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, çifti shfaqet i buzëqeshur, ndërsa futbollisti e ka shoqëruar postimin me fjalët: 'Momentet që kanë rëndësi'.
Publikimi është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar anën familjare të kapitenit zviceran.
Leonita dhe fëmijët vazhdojnë të jenë mbështetja më e madhe e Xhakës, duke i qëndruar pranë edhe gjatë një prej periudhave më të rëndësishme të karrierës së tij.
View this post on Instagram
