
Selin Bollati dhe Dj Gimbo, kanë folur në daljen e tyre të parë televizive si çift, që pas daljes nga “Big Brother VIP 5”, për planet e tyre të ardhshme në marrëdhënie, por dhe për hapat e karrierës.
Të ftuar në emisionin “Ëake Up”, Selinë tha se nuk kanë plane të afërta për të bërë një martesë.
Selin: Po të martohem tani shpejt, kam frikë se do kërkoj çdo vit nga një dasmë. Nuk kemi plane të tilla, jemi të martuar njëherë.
Gimbo: Akoma e kujtoj si hyri ajo. Nuk m’u duk si lojë, m’u duk si e vërtetë. Akoma i kemi unazat.
Selin u shpreh se po jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, pak te familja e saj dhe pak te familja e DJ Gimbos. Por pastaj shtoi se kanë filluar që të bashkëjetojnë.
'Me thënë të drejtën po na shkon shumë mirë. Nuk është se e kemi ndarë që po rrimë vetëm në Shqipëri ose vetëm në Kosovë, jemi ku të kemi punë. Pak te familjarët e mi këtu në Tiranë dhe pak te familjarët e Gimbos, në Prishtinë, në Istog. Po bëjmë një balancë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut', tha ajo.
