
Poetja Mimoza Ahmeti, ka folur së fundmi për eksperiencës së saj në Ferma VIP.
Në një intervistë televizive, ajo zbuloi se ofertat për bashkëpunime muzikore nuk i kanë munguar pas daljes nga formati, duke përmendur dy emra të njohur, këngëtaren Tayna dhe mikun e saj, ish-fermerin Bujaka.
“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën që të bëjë një bashkëpunim muzikor me mua dhe jam jashtëzakonisht e lumtur,” tha ajo.
Megjithatë, ajo sqaroi me humor se ekziston një "radhë" që duhet respektuar.
"Kur më tha Bujaka, i thashë ‘prit’ se Tayna më ka kërkuar e para", përfundoi fituesja e “Ferma VIP 3”, duke lënë të kuptohet se projektet e reja muzikore pritet të vijnë së shpejti.
