Disa javë pasi këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, çifti ka përjetuar një tjetër moment të ëmbël.

Lindja e djalit u krye me sukses në Sarajevë, ndërsa tashmë nëna dhe foshnja janë rikthyer në shtëpi. Për të festuar këtë kthim, familja kishte përgatitur një pritje përrallore të mbushur me tullumbace blu e të bardha, arushë pellushi dhe detaje të kuruara me shumë dashuri.

Përmes disa postimeve në profilin e saj në Instastory, Eronita ka zbuluar për herë të parë edhe emrin tejet të veçantë që kanë përzgjedhur për djalin e tyre.

Në këndin dekorativ të përgatitur për mirëseardhjen e vogëlushit, vihet re qartë emri i tij i shkruar në tabelat mirëpritëse: Areej.