Sara Gjordeni dhe Bardhi, po jetojnë një nga periudhat më të ëmbla të jetës së tyre.  Ata do të bëhen prindër për herë të dytë shumë shpejt.

Lajmin e bukur për shtatzëninë, Sara e zbuloi javë më parë. Dyshja, të cilët janë prindër të një vajze të quajtur Nea, e cila këtë dhjetor mbush dy vjeç, së fundmi kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata treguan se janë në pritje të një tjetër vajze, duke zgjeruar kështu familjen e tyre me një tjetër princeshë.

Zbulimi i gjinisë u bë përmes një videoje tejet të veçantë ku protagoniste ishte vajza e tyre e vogël. Në pamjet e ndara me ndjekësit, shihet dora e vogël e vajzës së tyre, Neas, duke prekur tortën festive, e cila fshihte ngjyrën rozë brenda saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Gjordeni (@saragjordeni)