
Një marrëdhënie e fortë nuk ndërtohet vetëm mbi dashurinë, por edhe mbi besimin, komunikimin dhe përkushtimin e ndërsjellë. Edhe pse çdo çift është i ndryshëm, ekspertët bien dakord se ekzistojnë disa elementë themelorë që ndihmojnë një lidhje të jetë e shëndetshme dhe e qëndrueshme. Më poshtë janë pesë shtyllat kryesore mbi të cilat ndërtohet një marrëdhënie romantike afatgjatë.
Komunikimi
Një element kryesor i marrëdhënies që nxit një marrëdhënie të shëndetshme është mënyra e duhur e komunikimit. Në çdo marrëdhënie, gjetja e çelësit për të kuptuar njëri-tjetrin është një shenjë e suksesit. Çiftet e lumtura dinë të komunikojnë ndjenjat, shqetësimet, emocionet e tyre.
Kuptimi
Kur lind një konflikt, le ta vëmë veten në vendin e tjetrit dhe të mësojmë të vlerësojmë këndvështrimin e tyre në vend që të bëhemi armiqësor. Qetësia është baza e një marrëdhënie të ekuilibruar.
Vëmendja
Mos të harrojmë se secili prej nesh ka nevojë të ndihet i dashur. Tjetri ka nevojë për vëmendjen tuaj, praninë, interesin për gjithçka që e shqetëson atë. Jini të interesuar për të, për punën e tij, për ditën e tij. Dëgjojeni, lëreni të ndiejë interesin tuaj. Jepni atij disa këshilla, përgëzojeni për sukseset. Jini të interesuar për gjërat që i pëlqen: këngët e preferuara, zhanrin e filmave, ushqimin e preferuar, njerëzit me të cilët ndihet mirë. Mos harroni gjithashtu edhe gjërat që nuk u pëlqejnë. Kështu i tregoni se e kuptoni plotësisht dhe kjo e bën atë të dashurohet marrëzisht me ju.
Kontakti
Prekja fizike nuk është vetëm marrëdhënie seksuale. Një puthje e papritur, një përqafim, gjeste që e bëjnë atë të kuptojë që ju e vlerësoni praninë e tij. Këto gjeste regjistrohen në trurin e personit që i merr ato si gjeste që lidhen me lumturinë dhe për këtë arsye zvogëlojnë stresin, duke ulur në mënyrë specifike nivelet e kortizolit dhe duke rritur ato të oksitocinës, hormonit të lumturisë.
