
Gati 90% të çifteve thuhet se kalojnë më shumë kohë duke kërkuar se çfarë filmi të shohin, sesa duke parë vetë filmin apo serialin, sipas një studimi.
Ky fenomen, i njohur shpesh si “mbingarkesë zgjedhjesh”, sugjeron se sasia e madhe e përmbajtjes e ka bërë më të vështirë të vendoset për diçka së bashku, duke sjellë një hezitim të vazhdueshëm.
Sociologët dhe studiuesit e sjelljes e interpretojnë këtë “scrolling” të vazhdueshëm si një formë të heshtur negociimi brenda marrëdhënieve.
Secili partner përpiqet të balancojë preferencat personale me ato të tjetrit, duke bërë kompromise të vogla që në dukje janë të thjeshta, por në fakt tregojnë modele më të thella bashkëjetese dhe përshtatjeje.
Në këtë mënyrë, zgjedhja e një filmi nuk është më vetëm një vendim argëtimi, por shpesh bëhet një pasqyrim i dinamikës së marrëdhënies si komunikojnë çiftet, si bëjnë kompromis dhe sa të aftë janë të marrin vendime të përbashkëta në një botë me opsione të pafundme.
