
Pantallonat Bermuda janë kthyer në një trend për verën 2026, duke sjellë një stil të frymëzuar nga vitet ’90 dhe një kombinim mes rehatisë dhe elegancës.
Bermuda janë pantallona të shkurtra që arrijnë deri te gjuri, me prerje të lirshme dhe shpesh me detaje si pala apo rrip në bel. Ato nuk janë shumë të shkurtra, por as të gjata, duke i bërë një zgjedhje praktike dhe të rafinuar për ditët e nxehta.
Pse janë trend?
Stili i viteve ’90 është rikthyer fuqishëm, dhe shtëpitë e modës i kanë sjellë në versione moderne, minimaliste dhe elegante.
Si t’i vishni Bermuda shorts në 2026
Me sandale elegante dhe aksesorë kafe – kombinim i thjeshtë dhe veror që jep pamje të sofistikuar.
Me bluza të shtresuara (layered tanks) – stil Y2K dhe modern.
Me jelek të strukturuar (waistcoat) – pamje më formale, perfekte edhe për punë në verë.
Me bluza me vija dhe sandale të thurura – stil klasik veror me frymë detare.
Bermuda shorts janë të rehatshme, nuk ekspozojnë shumë trupin dhe ofrojnë një ekuilibër mes stilit casual dhe atij elegant. Kjo i bën ideale për qytet, pushime dhe madje edhe ambiente më formale. Në thelb, ato janë kthyer në “must-have” për verën 2026.
