Trendi i shamisë që lidhet në kokë në stilin e viteve ’90 është bërë aksesori më "in" i kësaj vere. Për herë të parë u bë trend në Festivalin e Filmit në Kanë 2025, ku të famshëm si Elle Fanning dhe Simone Ashley përdorën shamitë për të kompletuar pamjet e tyre në stilin e Rivierës Franceze qoftë me veshje të thjeshta si bluzë dhe xhinse, apo me veshje më të guximshme me stampa.

Që atëherë, shamitë në kokë janë parë tek shumë persona të famshëm si: Sofia Richie Grainge e cila kishte vendosur një shami me kuadrate gjatë pushimeve verore, Hailey Bieber kishte vendosur një shami me pika në stil “lemontini girl” të kombinuar me bikini Pucci në Majorka.

Po ashtu, Dianna Agron mbante një bandanë të zezë në sfilatën e Maison Margiela, Diane Kruger përdori një version me vija në Patou.

Pse është rikthyer ky trend?

Ky trend nuk është i ri, shamitë në kokë kanë qenë të njohura edhe më parë. Moda po rikthen trendet nostalgjike të viteve '90, ndërsa në të njëjtën kohë është një aksesor praktik dhe i lehtë për verën. Jackie Kennedy i përdorte gjatë lundrimeve në Mesdhe, supermodelet e viteve ’90 si Naomi Campbell, këngëtarja Aaliyah dhe Carolyn Bessette Kennedy. Të gjitha kanë kontribuar që shamia të mbetet një aksesor veror për flokët.