Pantallonat “capri” janë rikthyer si një nga trendet më të spikatura të kësaj vere. Të rehatshme, elegante dhe lehtësisht të kombinueshme, ato janë bërë zgjedhja e preferuar e shumë figurave të njohura shqiptare që po i sjellin në version modern dhe plot stil.

Ky stil u krijua në fund të viteve 1940 nga dizajnerja gjermane Sonja de Lennart në Mynih. Ajo krijoi një model pantallonash më të shkurtra, deri poshtë gjurit, duke synuar një siluetë më elegante dhe më të përshtatshme për trupin femëror. Më vonë, stili u emërtua “capri” për të evokuar atmosferën e lehtë dhe verore të ishullit italian Capri.

Pantallonat capri u bënë të famshme në Hollywood falë kostumografes Edith Head, e cila i veshi aktoren Audrey Hepburn në filmin klasik Sabrina të 1954, duke i kthyer ato në simbol elegance dhe stili të përjetshëm.

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë vajza dhe figura publike po i përqafojnë capri-t, duke i kombinuar me bluza të thjeshta, sandale minimaliste apo atlete të lehta, duke sjellë një stil veror të pastër dhe modern.

Olta Gixhari

Viola Spiro

Fjoralba Ponari

Kiara Tito