
Javën që lamë pas, reperi i njohur Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes pas lançimit të albumit të tij më të ri të titulluar “100%”.
Përtej suksesit të albumit, kurioziteti i madh kishte të bënte me ish-banoren e BBVA Loredana Brati. "Lori është shumë mirë, shumë ‘nice’. Kam shumë respekt për të. Raporti sot me të është shumë i mirë, është shumë vajzë e mirë dhe ia uroj të gjitha të mirat", u shpreh reperi, duke treguar se mes tyre ka mbetur një miqësi e pastër.
Kujtojmë se Don Xhoni dhe Loredana ishin kryefjala e mediave rozë gjatë verës që lamë pas. Dyshja u përfol gjerësisht për një afrimitet të mundshëm që shkonte përtej shoqërisë.
Ngacmimet dhe komentet e shpeshta me njëri-tjetrin në Instagram, të ndjekura nga një video e përbashkët që qarkulloi me shpejtësi në rrjet, ndezën menjëherë dyshimet e fansave.
Megjithatë, siç konfirmohet edhe nga deklarata e fundit e artistit, gjithçka duket se ka mbetur vetëm në kuadrin e thashethemeve dhe respektit reciprok.
