Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e fundit me partneren e tij, Kim Kardashian, vetëm pak orë pasi familja Kardashian njoftoi ndarjen nga jeta të gjyshes së Kim, Mary Jo “MJ” Shannon.

Në një postim në Instagram të publikuar të enjten, 16 korrik, Hamilton publikoi foto ku ai, Kim dhe fëmijët e saj kalojnë kohë së bashku duke bërë ecje në natyrë dhe duke notuar. 

Në një nga fotot, Hamilton dhe Kardashian pozojnë së bashku me djalin e Kim, Psalm, 7 vjeç, dhe vajzën Chicago, 8 vjeçe.

“Mbajini pranë njerëzit tuaj”, shkroi Hamilton në përshkrimin e postimit, një mesazh që erdhi vetëm disa orë pasi Kris Jenner njoftoi se nëna e saj, Mary Jo “MJ” Shannon, ishte ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Pak më vonë, Kim Kardashian publikoi një homazh prekës për gjyshen e saj, të cilën e quajti “shoqen më të mirë”.

“Gjyshja ime e dashur MJ, shoqja ime më e mirë, partnerja ime e thashethemeve, binjakja ime përgjithmonë…”, shkroi Kim krahas një galerie me fotografi familjare ndër vite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton)