
Nick Jonas donte të ishte i sigurt se po bisedonte vërtet me Priyanka Chopra kur ata nisën të shkëmbenin mesazhe për herë të parë.
Aktorja 43-vjeçare e tregoi këtë gjatë pjesëmarrjes në podcastin "Hey Jonas", të drejtuar nga bashkëshorti i saj Nick Jonas dhe vëllezërit e tij, Joe dhe Kevin Jonas.
“Ai donte të verifikonte që isha vërtet unë. Prandaj më kërkoi një foto të bërë në atë moment, duke parë kamerën, me orën dhe datën e dukshme,” tha Priyanka.
Ajo pranoi se kërkesa i ishte dukur e çuditshme në fillim. “Mendova kjo është shumë e dyshimtë. Por, në të njëjtën kohë, e vlerësova faktin që donte të ishte i sigurt,” shtoi ajo.
Gjatë bisedës, vëllezërit Jonas rikujtuan edhe mënyrën se si Nick kontaktoi për herë të parë Priyankën. Ai i kishte shkruar në Instagram pasi e pa në një billboard dhe pasi disa miq i kishin sugjeruar që duhej ta njihte.
Në mesazhin e tij, Nick i shkruante: “Përshëndetje. Kam dëgjuar nga disa njerëz se duhet të takohemi. Jam dakord me ta. A do të jesh së shpejti në Los Angeles?”
Priyanka iu përgjigj: “Përshëndetje. Graham më ka folur shumë për ty. Le të flasim me mesazhe, është më private”.
Pasi filluan të flisnin, Nick i kërkoi foton për të konfirmuar identitetin e saj. Edhe pse nisën të komunikonin në atë periudhë, u desh më shumë se një vit që ata të fillonin lidhjen romantike. Më pas, gjithçka ndodhi shumë shpejt: çifti u fejua brenda më pak se tre muajsh.
