
Ricky Alvarez është parë duke mbështetur Ariana Granden gjatë ndalesës së turneut të saj "Eternal Sunshine" në Brooklyn, duke shtuar edhe më shumë spekulimet se çifti mund t'i ketë dhënë një tjetër mundësi lidhjes së tyre.
Në koncertin e 18 korrikut në Barclays Center, Alvarez, 35 vjeç, u filmua duke kërcyer, buzëqeshur dhe duke regjistruar performancën e Ariana Grandes, ndërsa ajo interpretonte këngën "Imperfect for You".
Grande ndodhet në mesin e turneut të saj me 41 koncerte, ndërsa albumi i saj i tetë, "Petal", pritet të publikohet në fund të këtij muaji. Ariana Grande dhe Ricky Alvarez ishin në një lidhje për rreth një vit, përpara se të ndaheshin në vitin 2016. Megjithatë, ata kanë ruajtur një raport të mirë gjatë viteve.
Kur Ariana publikoi hitin "Thank U, Next", ku përmendi disa nga ish-partnerët e saj, përfshirë Ricky Alvarez, Big Sean, Pete Davidson dhe Mac Miller, Alvarez reagoi pozitivisht duke e mbështetur publikisht këngën në Instagram.
Alvarez u pa për herë të parë pranë Ariana Grandes më 26 qershor në Austin, Teksas, ditën e ditëlindjes së këngëtares. Më vonë atë mbrëmje ai ndoqi koncertin e saj nga zona VIP. Burime pranë artistes kanë bërë të ditur se të dy kanë kaluar kohë së bashku edhe gjatë fundjavës së 4 Korrikut në Florida, në shoqërinë e familjes së Ariana-s.
Sipas të njëjtave burime, Ricky ka qenë gjithmonë një mik i besuar për këngëtaren. Burime pranë çiftit kanë treguar se Ariana dhe Ricky po e marrin gjithçka me qetësi.
