
Beteja mes printimeve ka nisur. Në njërën anë janë pikat klasike (polka dots), në anën tjetër është tendenca e vijave një tjetër printim klasik që po përpiqet të rikthehet në krye.
Po, është e vërtetë: vijat po rikthehen fuqishëm. Dhe e dini çfarë? Duket se ato mund të bëhen printimi më i kërkuar i kësaj vere.
Nuk po themi që duhet të hiqni dorë nga pantallonat tuaja me pika, por nëse po kërkoni të ndryshoni stil, vijat janë zgjedhja juaj e radhës.
Sigurisht, nuk është se ato kanë dalë ndonjëherë vërtet nga moda, ato kanë qenë një element i pandashëm në garderobat e grave prej dekadash.
Vijat mund të jenë një printim i përjetshëm, por kjo nuk do të thotë se duhet të jenë të mërzitshme. Ky printim ka filluar të fitojë popullaritet në botën e modës prej disa muajsh.
