Mbrëmja e së hënës ishte e përfshirë nga një atmosferë tjetër elektrizuese në teatrin e DWM. Të gjithë konkurrentët në garë, pasi kaluan emocionet e skenës të hënën e kaluar, mbrëmjen e djeshme ishin më energjikë dhe më të sigurt jo vetëm në kërcime, por edhe në përballjen me jurinë. Mes shumë vlerësimeve pozitive dhe më pak nga tre anëtarët e jurisë, kupën e mbrëmjes e merituan Vicky dhe Jessy, pas një performance që u konsiderua e jashtëzakoshme nga juria. Momentet më interesante të mbrëmjes, i gjeni gjithmonë në një kolazh fotosh të zgjedhura nga Orsola Mema dhe Class Photography.