Sot djali i Blendi Klosit festoi ditëlindjen e tij të katërt. Blendi dhe bashkëshortja e tij e ëmbël Nora Gega, organizuan një festë të vogël, por shumë të ngrohtë në lokalin “Sophie” në zonën e ish-bllokut. Mes të ftuarëve ishin figura të ekranit, miq të çiftit si Desada Metaj dhe e motra e saj Edesa, që është njëkohësisht edhe nusja e dajës së Aronit, Anjeza Maja, prezantuesja e Agon Channel, Alketa Vejsiu, Alba Gina, bashkëshortja e presidentit të TVKlan Aleksandër Frangaj, ku Nora punon prej vitesh etj. Prindërit e ftuar erdhën në festë bashkë me fëmijët e tyre, sepse kjo ishte mbi të gjitha një festë fëmijësh, në qendër të së cilës ishte sigurisht Aroni.









