Nesër eklipsi diellor do mbulojë Europën. Është eklipsi më i dukshëm që nga viti 1999. Ai do të jetë Eklips i plotë në Ishujt Faroe dhe në Svalbard Norvegji dhe i pjesshëm në Europë, Azinë Veriore dhe Lindore dhe Afrikën Veriore dhe Perëndimore, me një përfshirje të gjerë nis në orën 08:41 dhe përfundon në 12:50 me orën tonë. Eklipsi do të dallohet edhe në Shqipëri. Në Tiranë do të nisë në 09:35, do të arrijë kulmin në orën 10:42 dhe do të zgjasë deri në 11:52.

Hëna e re e këtij ekuinoksi pranveror, pak orë pas perigjeut, prekjes së pikës më të afërt me Tokën, që e bnën të rrallë këtë eklips do të kalojë mes Diellit dhe Tokës për të bërë të padukshme në bazë të vendndodhjes në Tokë pjesë të ndryshme të Diellit.

Megjithatë duhet të keni kujdes që ta shihni vetëm me mjetet e duhura. Specialistët këshillojnë me shumë këmbëngulje që mos të shohim eklipsin me sy të lirë. Eklipsi mund të shihet me sy të lirë vetëm në ato pak sekonda kur është i plotë, por në Shqipëri nuk do jetë për asnjë çast i plotë prandaj nuk duhet parë për asnjë çast me sy të lirë sepse rrezet e diellit grumbullohen në retinë dhe mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme të cilat as nuk i kupton sepse nuk ka sensor dhembjeje.

Ja si te beni vete nje pajisje per te pare eklipsin nese keni vertet deshire te madhe per ta shijuar te gjithin.

Spektakli i madh do ketë vetëm pak spektatorë. Megjithëse zë një sipërfaqe të madhe vetëm pak njerëz do e shijojnë të plotë sepse popullsia në Ishujt Faroe dhe ishujt norvegjezë është disa mijëshe, rreth 50 mijë në Ishujt Faroe dhe rreth 2642 në Svalbard sipas censusit të vitit 2013.

Zonat ku do dallohet Eklipsi:

Ngjyra portokalli më e errët: eklips i plotë

Portakalli më e hapur: 90 për qind

Portokalli gati e verdhë: deri në 90 për qind

E verdhë ku bën pjesë dhe vendi ynë: deri në 40 për qind

Pamje e diellit ne eklips te pjesshem si eshte ne Shqiperi