Kohët e fundit e kemi parë në thonj, një kasa telefoni, iPad-i e në veshje të ndryshme, por erdhi koha që tendencën që po i çmend të gjithë ta vendosim edhe në ambientet e shtëpisë. Sigurisht që bëhet fjalë për “Marble wallpaper”, tapecarinë me pamje mermeri, në ngjyra dhe modele të ndryshme.
Kjo tendencë renditet në Top 10 e tendencave më të pëlqyera në Pinterest për vitin 2017 dhe nëse na pyet, është padiskutim një nga tendencat më interesante për t’u përshtatur me ambientin e shtëpisë.
Në sallon, në dhomën e gjumit, në kuzhinë e në tualet. Marble wallpaper shkon kudo dhe mund ta bëjë shtëpinë më moderne më elegante dhe më të bukur.
Shikoni galerinë e mëposhtme për të marrë disa ide.









