Në fillim ai ka qenë ndjekës i personazheve të njohur të muzikës, sepktaklit, modës. Më pas këta personazhe janë kthyer në ndjekës dhe fansa të punës së tij duke postuar veprat e Armandit në profilet e tyre sociale. Si ka ndodhur kjo? Pa asnjë shpjegim tjetër veç talentit të këtij 22 vjeçari që ka tërhequr vëmendjen e Elvana Gjatës, Dafina Zeqirit, Nora Istrefit, Jonida Maliqit, por  jo vetëm. Naomi Campbell, Jessie J, Natasha Poly, Coco Rocha kanë postuar ose komentuar punët e tij.

Armand Mehidri,  dhe pse është diplomuar për Multimedia në Akademinë e Arteve, pikturën dhe vizatimin e ka një pasion të hershëm, vizatonte që kur ishte  5 vjeç, madje edhe Liceun e ka kryer pikërisht për pikturë, kohë kur ishte I fokusuar te piktura realiste, veprat e Da Vinci-it apo vizatimet me laps, por ama me skica të këtij lloji që njihen si Fashion Illustration nisi të merret vetëm në majin e këtij viti. “Kisha parë në revista mode dhe faqe të ndryshme këtë lloj vizatimi dhe më tërhiqte shumë. Kështu provova dhe unë. E para ishte Dafina Zeqiri, pastaj Nora Istrefi dhe Era Istrefi e me radhë…dhe pasi “mbarova” me shqiptaret fillova me të huajt ”. Dhe ndoshta siç nuk e priste disa prej tyre ia kanë postuar punët që sigurisht është një kënaqësi e madhe për të, por edhe një ndihmë për projektet që ka nisur të ngrejë. “Dua që të vazhdoj në SHBA një shkollë për Fashion Designer e pse jo një ditë të bëhem stilist. Synoj SHBA-në sepse Evropa është shumë e ashpër, ndërsa Amerika ka më shumë mundësi. Po të krijosh një karrierë atje, pastaj mund të vish dhe në Evropë, megjithatë tani është ende herët…unë jam vetëm duke e dëshiruar këtë”.

Dhe vazhdon të mos ndalet në punët e tij… Tregon që I duhet rreth një orë për skicimin që e realizon me laps, bojëra akuarel, e rapidograf dhe pastaj e punon në photoshop. Duket sikur pas kaq vitesh studimi e ka gjetur çfarë do të bëjë në jetë. “Kam skicuar edhe çifte të njohura si Brad Pitt dhe Angelina Jolie, apo Kim Kardashian dhe Kanye West, por edhe modelë meshkuj si River Viiperi, meqë më bënë vërejtje pse skicoja vetëm femra”. Punët e tij kanë nisur t’I skicojnë me ato të Hayden Williams, skicuesit zyrtar të modeles Kate Moss dhe në këtë rast për Armandin është sigurisht vlerësim, sepse ai është vetë fans i ilustratorit anglez. Duket që gjërat po venë mirë. Instagrami dhe bota e Vip-ave po e ndihmojnë gjithashtu për t’u bërë i njohur dhe kjo është mbështetje në dëshirat e tij për një karrierë ndërkombëtare që mund të nisë me një shkollim në SHBA e pastaj të vijojë me një rol në revista mode për të skicuar veshje në editoriale fashion deri te një atelje më vete mode. Këtë do e tregojë koha, ndërsa tani ajo që kemi për të vlerësuar është  talenti  i tij dhe zgjuarsia për ta përdorur atë!!!

Natasha Poly
Jessie J
Angelia Jolie
Donatella Versace
Coco Rocha
Tuna
Jonida Maliqi
Besa
Miriam Cani
Nora Istrefi
Elvana Gjata
Naomi Campbell