Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

Ia vlen të kesh argumentet e duhura për të ngulur këmbë për diçka në një marrëdhënie. Në të kundërt nuk do isha dakord të ngulja këmbë për kapriço.

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shotsa rresht?

Do t’ju them se çfarë do të thotë për mua të biesh në dashuri. Dashuria është një nga tri sistemet e trurit, që kanë evoluar prej riprodhimit. Dëshira seksuale ka evoluar që të na shtyjë të kërkojmë partner. Dashuria romantike ka evoluar që ne ta përqendrojmë energjinë vetëm te një njeri, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Lidhja emocionale me dikë ka evoluar për të na ndihmuar të qëndrojmë gjatë me një partner aq sa për të rritur fëmijët të sigurt.

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

Bëhu misterioze. Bëhu ironike. Bëhu femër e fortë. Mbaje kontrollin. Bëhu e guximshme. Bëhu nënqeshëse. Duhet të rrezatoni liri dhe braktisje  duhet të ekzistoj argëtim, momente relaksuese për t’i dhënë rast që ai të jepet pas jush. Jeta dhe  puna që ka mund të jetë biznes serioz. Sidoqoftë, duhet të sjellim në mënyrën me të drejtë balancën e personalitetit. Armët dhe bonbonet nuk kanë kohëzgjatje të madhe.

Kategoritë e meshkujve që nuk të pëlqejnë?

Këtë nuk do ta thoja kurrë në një intervistë. E kam prekur disa herë këtë temë, por asnjëherë nuk kam qenë e sinqertë në përgjigje. Nuk dua të them se çfarë mashkulli nuk më pëlqen, sepse mund të lidh jetën me një të tillë.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri

Ka shumë shqisa të përfshira në dashuri, por për mua shqisa e nuhatjes është më e forta. Njerëzit bien në dashuri me aromën e dikujt. Dhe e kanë të pamundur të jetojnë pa të.

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

Nuk mbaj mend se çfarë kisha veshur, por mbaj mend shumë mirë se për çfarë biseduam. Dhe ka qenë një bisedë e cila zor se harrohet.

Të ndërrosh fustanin pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?

Mendoj se është shenjë pasigurie. Nuk mendoj që djali që zgjedh për të dalë, do fukusohej tek fustani. Jam njeri që rrëmbej me simpati bisede sesa me një fustan.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

Unë do të thosha se më shumë ka të bëjë me tërheqjen fizike në shikimin e parë, e cila është shumë e mirë, por dashuria e vërtetë kërkon më shumë për t’u zhvilluar.

Serial lover-at: I shmang apo të joshin?

As nuk i shmang, as nuk më joshin.

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

Seksi në dashuri i pasuron ata që e pranojnë,por nuk i varfëron ata që e japin...Nuk ka njeri në botë që është aq i pasur sa të mos i nevojitet seksi dhe dashuria,nuk ka njeri te varfër të cilin dashuria dhe seksi nuk e pasuron...Dashuria dhe seksi është për njeriun sikur pushimi për të lodhurin, sikur drita për të humburin, si terapia për të sëmurin...Seksi në një marrëdhënie  dashurie është formulë e lumturisë.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

Një, dy, tre, katër, pesë.... Shumë çmenduri për dashurinë. Në fund të fundit dashuria është ajo së cilës ne i thurim poezi këngë etj...

Më mirë ngjashmëria apo  tërheqja e të kundërtave?

Më tërheqin të kundërtat e partnerit dhe dëshiroj t’i zbuloj.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

Të shihemi në sy për të kuptuar drejtimin në sytë e partnerit. Kimia vendos rrugën.

Sakrifica apo lule dashurie?

Sigurisht që sakrifica. “Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keqe. Derisa vdekja të na ndajë.”

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?

Nga të gjitha përgjigjet që dhashë më lart kuptoj dashurinë e vërtetë.

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?

Muzikë për veshët e qara e fëmijës tënd para se të ushqehet me qumështin tënd pranë atit të tij.

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

Këtu më lejo të përmend një thënie të Gorkit. Një njeri që ka dashuruar një herë dhe thotë “që nuk do të dashuroj më”, ai njeri nuk ka dashuruar kurrë. Unë jam pro dashurisë, por gjithmonë duke ditur të mbash balanca.