E njohur me filmin “Femrat”, por nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me filmin, televizionin dhe fotomodelingun dhe pse studimet i kryen për një fushë tjetër, Marrëdhënie me Publikun. Enxhi Cuku flet për dashurinë. Një bisedë në ajër, aty ku më vonë do ndihet dashuria

Dashuria e parë, të kujtohet

Nuk më kujtohet, pasi nuk ka trokitur akoma.

Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?

Thjesht puthje.

Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

Nëse e ndjen, përse jo?

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?

Një marramendje më shumë se 3 shotsa.

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

Nuk kam strategji. Njerëzit duhet të më pëlqejnë për atë që jam, dhe kështu ndodh.

Kategoritë e meshkujve që nuk ju pëlqejnë?

Hm, meshkujt posesivë, arrogantë, harbutë.

Çfarë përdor për të joshur: bukurinë, pasurinë, trurin, humorin?

Spontanitetin.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri

Sytë, shikimi.

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

Nuk më kujtohet, por nuk do kem dalë jashtë kuadrit të stilit të thjeshtë që kam.

Të ndërrosh fustanin pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?

Jo, mendoj që është thjesht mungesë vetë-sigurie.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

Mendoj se dashuri me shikim të parë, sado gabim, mund të jetë dashuri. Dashuria s’ka nevojë për plan.

Serial lover-at: i shmang apo të joshin?

S’më pëlqejnë.

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

Sigurisht, janë të lidhura bashkë.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

Shumë dashuri për dashurinë, jo çmenduri.

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?

Mendoj se ngjashmëria ecën më shumë.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

Të shohim të dy në të njëjtin drejtim.

Sakrifica apo lule dashurie?

Lule dashurie.

Bëjmë një bilanc të historisë suaj?

Nuk kam ndonjë histori ende për të bërë një bilanc.

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?

Nëse s’do ngelte histori.

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?

Dashuria ime më e madhe deri më tani është Kinemaja.

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

Dashuria nuk matet. Dashuroj sa ndjej.

Foto: Armand Sallabanda