Në fakt, karriera e Naomi-t, Brad Pitt, Jennifer Lawrence apo Angelina Jolie nuk është se ka kaluar pa sfida. Gjithçka e arritur në këtë pikë kulmore, sigurisht e ka pasur një fillim. Por këtu keni një grup artistësh që kanë një të përbashkët, start-in e karrierës si modelë.

Përveç se janë të bukur dhe shumë të suksesshëm, të gjithë kanë hedhur hapat e para drejt botës së televizionit e mediave, duke pozuar si modelë. Publiciteti ose moda kanë qenë trampolinat e tyre për të kaluar në botën e spektakleve dhe të kinemasë. Edhe VIP-at kanë bërë këtë profesion në nisje të karrierës së tyre, e cila ka qenë me pikësynime të tjera dhe aspak me këto objektiva që kanë sot. Shikoni disa emra të njohur, që ndoshta nuk i keni njohur në fillimet e tyre.

ROBERT PATTINSON
I njohur për rolin e famshëm në seritë e "Twilight", Pattinson e filloi karrierën e tij si model, por nuk e shijoi aq shumë këtë profesion sa ç’do të shijonte më vonë aktrimin. Në fakt, Pattinson aq sukses sa pati si model ishte për shkak të dukjes së tij si vajzë.

Brooke Shields
Shields u aktivizua si modele kur ishte vetëm 16 vjeç. Në atë kohë, ajo ishte modele për xhinset “Calvin Klein”. Me sloganin e markës: “Asgjë nuk hyn midis meje dhe xhinseve të mia Calvins”, Shields fitoi një vëmendje të jashtëzakonshme.

Raven Symone
E ardhmja e Raven duhet të jetë parashikuar qysh kur ajo ishte ende fëmijë. E filloi karrierën si modele që kur ishte akoma 2 vjeç dhe vetëm vitin e ardhshëm ajo u bë pjesë e “Cosby Show”.

Naomi Campbell
Campbell u zbulua si modele në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare dhe fare rastësisht, derisa nënshkroi kontratën e saj të parë me agjencinë “Elite Modeling”.

Mischa Barton
Barton u prezantua si modele nga “Ford Models” kur ishte mjaft e vogël. Ajo u angazhua në shumë faqe fashion, ndërsa hapi i saj i madh fillon me rolin e Marissa Cooper në "The O.C."

Lindsay Lohan
Qysh fëmijë, Lohan nënshkroi një kontratë me “Ford Models”. Reklama e “Calvin Klein” ishte angazhimi i saj i parë dhe mjaft i rëndësishëm. Karriera si aktore fillon në vitin 1998 me "The Parent Trap”, në versionin Disney.

Leighton Meester
E njohur për rolin në “Gossip Girl”, Meester e mori seriozisht karrierën e saj qysh kur ishte vetëm 11 vjeç. Pas shpërnguljes në New York, ajo nënshkroi kontratë me “Wilhelmina Models” dhe më vonë në reklamë e Ralph Lauren.

Kylie Jenner
Për të mos mbetur jashtë kësaj industrie, Kylie i është rikthyer modelimit. Dalja e saj e parë publike ka qenë ajo e vitit 2010, me “Sears”.

Kirsten Dunst
Një aktore që u fut në showbiz që kur ishte vetëm 3 vjeç derisa përfundoi në agjencinë Ford Modeling.

Kendall Jenner
Duke ndjekur traditën familjare, Jenner vendosi të ndjekë rrugën e modelingut dhe eksperiencën e saj të parë e pati në moshën 14-vjeçare. Fotot e saj të nxehta me bikini u komentuan shumë nga publiku.

Katherine Heigl
Aktorja e nisi karrierën si modele në vitin 1990. Agjencia në të cilën ajo angazhohej ishte “Wilhelmina Models”. Brenda dy vjetëve, Heigl fitoi rolin e parë në film.

Jennifer Lawrence
Vetëm 12-vjeçare, Lawrence nisi prezantimin e karrierës së saj me modeling dhe vetëm në dy vjet firmosi kontratën me agjencinë e parë.

Jennifer Connelly
Connelly e filloi karrierën si modele, kur ishte vetëm 10 vjeç. Duket se e dinte mjaft mirë që modelingu ishte për të. Revista “Seventeen” e klasifikoi atë si një prej më të mirave të saj.

Jenna Ushkowitz
Ushkowitz e filloi karrierën si modele para se të mbushte moshën 10-vjeçare. Nisi me një intervistë për “Seasame Street”, ndërsa aktrimi për të filloi kur ishte adoleshente në një rol në “Broadway”.

HAYDEN PANETTIERE
Panettiere e nisi karrierën artistike si modele kur ishte fëmijë. Në vitin 1995 ajo ishte në kopertinën e “Family PC”. Dhe hapi i radhës do të vinte më vonë me pjesëmarrjen në serialin “One Life to Live.”

Corbin Bleu
I njohur për rolin në “High School Musical”, Bleu nisi modelimin që fëmijë. Në vitin 1995, fushata e tij e parë ishte për “M & Ms”.

BRAD PITT
Brad mund ta ketë nisur karrierën si model, megjithatë ai gjithmonë ka qenë i lindur për të qenë në ekran. Karriera e tij aktive fillon në vitin 1991 me rolin e tij si imazhi i markës “Levi's Jeans”.

Ashton Kutcher
Pavarësisht neverisë që kishte në fillim për modelimin, kjo është rruga në të cilin nisi karrierën e tij Kutcher. Filloi modelingun që kur ishte në shkollë të mesme. Kujt do t’ia merrte mendja se gjërat për aktorin e famshëm do të shkonin kaq mirë?

Angelina Jolie
Jolie e nisi karrierën si modele në fillim të viteve 1990. Aktrimin e nisi nga videot muzikore. Të parat ishin për The Lemonheads, Lenny Kravitz dhe Meat Loaf.

Michelle Tranchtenberg
Që në moshë të vogël, Trachtenberg dukej që ishte e prirur për ekran. Ajo ka qenë pjesë e më shumë se 100 reklamave për fëmijë, ndërsa aktrimin e ka nisur në vitin 1994.