Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë solisti i grupit “Djemtë e detit", Gent Demaliaj. Përfaqësuesi i njërit prej grupeve më të njohur të rrokut, i krijuar që në vitin 1989 në Lezhë, Demaliaj u bë një nga idhujt e rrokut shqiptar të viteve ’90. Për shkak të sëmundjes së rëndë, në prill të 2013-ës, qeveria e atëhershme akordoi një fond prej tre milionë e gjysmë lekë për kurimin e Demaliajt.

“Djemtë e Detit” është një nga grupet e rralla të rrokut që ka pasur sukses për një periudhë mjaft të gjatë. Këngët e tyre dëgjohen me ëndje edhe sot në club-et e natës. Muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën. Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 10 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, një baladë mjaft e njohur.  “Djemtë e Detit”, pjesë e të cilit ka qenë Gent Demaliaj, kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale, nga të cilat janë vlerësua me një sërë ccmimesh. “Ëndrrat që për ty i thura”, “Baladë për Jakup Ferrin”, “Mos Qaj”, “Kohë pa ty”, “Jo tani” etj.

Po ashtu, grupi ka publikuar edhe dy albume: në vitin 1997 “Izolimi Vdes” dhe albumi i dytë “Epos” në mars 2009.

Homazhet do të zhvillohen nesër rreth orës 12:30 në RTSH dhe ceremonia mortore do të mbahet  në orën 14:00