Prezantuesi i njohur i televizionit, Bledi Strakosha, prej kohësh drejton në TVSH emisionin e mëngjesit “Mirësevjen”. Mes shumë projekteve dhe emisioneve televizive, duket se dashuria për televizionin, tashmë i është bërë pjesë e vetes...

Por ndodh edhe kur kthehet pas në kohë për të kujtuar hapat e parë të karrierës së tij televizive. Pak nostalgjik, por edhe me një ndjesi që të çon përtej fëmijërisë, është ndier së fundi Bledi, teksa ka postuar në profilin e vet në Instagram dy foto të hershme të vetes.

Nuk nguron të shprehë edhe ironinë me të cilën e sheh veten pas shumë vitesh: “Katunari i vockël”,- shkruan ai në njërën prej fotove të postuara në profilin e tij, ndërsa komentet dhe reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta. Derisa, disa orë më vonë, miqtë virtualë e kanë detyruar Bledin të publikojë një foto tjetër, ku ai është pak më i rritur e pak më “seriozë”, mbishkrimi i së cilës është: TVSH, viti 1994, në studion ku sot prezantoj “Mirësevjen”. Duke bërë si kameraman”. Si kameraman apo si prezantues, një gjë është e sigurt: Bledi është i lindur për të bërë televizion.