Në shumë vende e diela e dytë e majit është festa e nënës dhe bashkë me to është bashkuar në mënyrë jozyrtare edhe vendi ynë. Shumë personazhe të njohur kanë postuar foto të apo me mamatë e tyre bashkë me urimet speciale për to. Dhe në këto fotografi është e lehtë të kuptosh nga kanë ngjarë ata!

Bleona Qereti: Do doja të isha sa gjysma jote

Unë kam mamanë më të mrekullueshme dhe më të bukur në botë, Oli Qereti! DO doja të isha vetëm sa gjysma jote! Një qenie vetëmohuese që ka vënë gjithmonë nevojat e të tjerëve para të sajave. Me të vërtetë të adhuroj! Gëzuar ditën e nënës.

Bledi Strakosha, një citat për urim

Zoti nuk mund të jetë gjithandej, prandaj krijoi mamatë, është një shprehje ndoshta jo shumë e saktë për Zotin, por shumë e vërtetë për mamatë. Ky është shënimi që Bledi Strakosha ka zgjedhur për të uruar mamanë e tij bashkë me një foto të vjetër bardhezi të rinisë së saj, moshë ku sipas komenteve dallohet ngjashmëria me të birin.

Rovena Dilo: Çdo ditë është dita e nënës

Këngëtarja ka postuar një foto me të ëmën, Silvian, një zonjë në formë të shkëlqyer që ecën pranë Rovenës si një mikeshë e saj. Këngëtarja shkruan: kush tha që dita e nënës festohet në 10 maj, çdo ditë është dita e saj.

Nora Istrefi, një mami në pritje për mamin e saj

Për pak ditë ajo do të bëhet vetë nënë, por edhe këtë maj festën e nënës e uron pa ia uruar. Ka postuar një foto të mamasë duke I uruar ditën e nënës dhe të gjithë mund të shohin ngjashmërinë e saj me të bijat.

Aurela Hoxha, për mamin e bukur

Edhe Aurela uron: “Gëzuar festën e nënës. Të dua!” Në foto është mamaja e saj, një zonjë simpatike që spjegon shumë për pamjen e Aurelën.

Ilir Avdyli, për Shpresën e tij

Edhe balerini shqiptar ka uruar të ëmën për ditën e saj me një foto ku shfaqet bashkë me të. “Gëzuar ditën e nënës o Shpres’” shkruan ai.