Një seri fotosh provokuese e kanë paraprirë klipin e ri të këngëtares kosovare Fjolla Morina, i cili është publikuar vetëm pak orë më parë. “Syn syn” është kënga, klipi i së cilës është realizuar nga “Imagine Films”.

Ndonëse shtatzënë, Fjolla është shfaqur jashtëzakonisht seksi në skenat e klipit, madje në një pjesë të tyre edhe gjysmë nodo. Kënga pritet të jetë hit i kësaj vere meqë këngëtarja e ka sjellë të përshatur me sezoni. Shumë shpejt, Fjolla do ta gëzojë suksesin e tij edhe me vajzën e dytë që do të lindë pas pak ditësh.
