“Detyra e një babai, nuk është t’i mësojë së bijës si të jetë një zonjushë, është t’i mësojë asaj si një zonjushë duhet të trajtohet”. Kjo ka qenë “shprehja e ditës” për Ardit Gjebrean disa javë më parë. Dhe ai, që nga festa e vjetshme, deri në urimin elegant që i ka bërë sot, për 7 vjetor, me lule dhe ëmbëlsira Anna-s, ka treguar që po e bën mirë detyrën e tij.

Ai po i mëson së bijës sesi duhet të sillen burrat me një zonjushë, madje me një princeshë, leksione që kushdo do duhej t’i zbatonte dhe pak ka të bëjë nëse vajzës suaj i dhuroni një tufë të madhe me trëndafila, apo një të vetëm. Shumë urime Anna dhe gjithë princeshat e tjera!

Nëse nuk jua mëson askush, mësojeni vetë dhe mos e harroni sesi duhet të trajtohet një zonjushë.

Dhe tani,  ja si ka qenë viti i Anna-s, pushimet, fillimi i shkollës dhe gjithë personalitetet që i ati i ka mundësuar të takojë në aktivitete të ndryshme.

Dita e pare e kopshtit, mungon Joni

Kudo me Anna-n

Dita e pare e shkolles

Ne festen e organizuar nga Manjola Nallbani per albumin e saj te ri

Per Krishtlindje ne Voskopoje