Tani, në Tiranë, nuk keni asnjë arsye për të kërkuar më shumë. E gjithë fjala e fundit e modës është në një vend të vetëm. Nëse ju ka munguar deri më sot një vend me një vizion të ri, më stile alternative dhe, mbi të gjitha, me shumë origjinalitet, atëherë kjo kohë ka mbaruar. TWIN-SET ofron një atmosferë të re në kryeqytet në gjithçka që ofron: veshje glamour, klasike dhe moderne, për Ò«do rast dhe orë të ditës, Ò«anta dhe këpucë, aksesorë të të gjithë llojeve dhe shumë, shumë elegancë.
Pak ditë më parë, në Tiranë dyqani më i ri TWIN-SET prezantoi para shumë personazheve të njohur të botës së modës koleksionet e reja vjeshtë – dimër 2016 - 2017.

Të gjitha rregullat e fashionit janë thyer kur është fjala për ngjyrat, cilësinë dhe kreativitetin. Gjithçka e ofruar këtu është personaliteti i ri i Ò«do vajze apo zonje që zgjedh të jetë e veÒ«antë në Ò«do vend ku do të prezantohet.

Veshjet
Fjala e fundit e veshjes është ajo e viteve ’70, modele vintage që nuk mund t’u thuash JO: pantallona të gjera e të gjata me një elegancë të sofistikuar, T-shirt e xhinse të krijuara enkas për të qenë komode në përditshmëri, këmishët e gjata të kombinuara me pantallona me ngjyra. Pantallona të gjera xhins dhe një pulovër maxi apo dhe me një jelek sipër.
Fustanet janë në një gamë të gjerë, ku detaji kryesor që mbizotëron është dantella – një element që nuk dështon kurrë dhe që i bindet Ò«do lloj modeli për ta bërë atë më klasik dhe më mbretëror në dukje.
Por këtu ka edhe modele për ato që duan të eksperimentojnë më look-un e tyre: triko dhe pulovra oversize, veshje të tjera lëkure dhe kamoshi, bluza sportive, por edhe transparente, që synojnë të vijnë me sexy.
Xhinset vijnë me të gjitha modelet e mundshme, që nga ato për adoleshentet e deri tek zonjat në moshë, të cilat kujdesen për të pasur gjithmonë një pamje të kuruar. Koleksioni i ri ofron edhe xhinset me vizatime të ndryshme, me lule shumëngjyrëshe, por edhe modele country, xhinse të kombinuara me aksesorë, dyngjyrëshe etj.
Të shumta janë edhe propozimet që vijnë për bluzat e shkurtra, me modele nga më të guximshmet që vishen me xhinse ekstravagante e deri tek ato më të thjeshtat. Po ashtu, nga ky koleksion i ri do të gjeni xhaketa të modeleve të ndryshme, pallto oversize, si dhe xhaketa apo xhupa lëkure me aksesorë.

Òªantat dhe aksesorët
Koleksioni i ri që vjen këtë vjeshtë – dimër ofron një gamë të gjerë artikujsh edhe për Ò«antat dhe aksesorët  e tjerë, të cilët, sipas emrit të markës që përfaqësojnë, kanë evoluar në varësi të stilit dhe funksionalitetit që ofrojnë, duke vendosur një ekuilibër të përsosur. Modelet e aksesorëve janë të përshtatshëm për Ò«do look, për ditën dhe natën. Nuk mungojnë tonet e ëmbla, por as ato të ndezura.
Elegante dhe mjaft cilësore mund të përkufizohen Ò«antat e koleksionit vjeshtë – dimër 2016 -2017. Modele që ikonat e modës i kanë propozuar së fundi i gjeni pikërisht këtu, me një gamë shumë të gjerë të ngjyrave dhe stileve: minimale, elegante, sportive, deri edhe tek me modelet e reja për përditshmërinë. Po ashtu, një shumëllojshmëri të modeleve të lëkurës mund t’i gjeni në Ò«anta, portofole dhe aksesorë të tjerë.
Twin-Set sjell këtë sezon dizajne nga më të ndryshmet që ruan karakteristikat e elegancës, por në të njëjtën kohë e pasuron atë me elementë të rinj të sofistikuar e shumë praktikë. Për ngjyrat, natyrisht nuk mungojnë: e kuqja e thellë, vishnjë, camel, e verdhë, e artë dhe gjithçka tjetër që të duhet, deri në të zezë të plotë.

Këpucët
Nëse diamantet janë miqtë më të mirë të femrave, këpucët gëzojnë të gjitha të drejtat për të qenë në vend të dytë. Meqenëse janë aleatet e përjetshme të tyre, edhe për këtë TWIN-SET Simona Barbieri ka menduar me shumë kujdes.
Vjeshtë-dimër 2016-’17 ofron një gamë të gjerë të modeleve në përputhje me tendencat e fundit të modës, por duke pasur gjithmonë parasysh identitetin e fortë të markës dhe elegancën që përÒ«ohet nëpërmjet detajeve identifikuese.

Moda e këpucëve, vitet e fundit po u jep përparësi lartësive, ndaj edhe platforma është një detaj që nuk duhet anashkaluar. Kështu, këpucët me të gjitha modelet këtë detaj do ta kenë të dukshëm, aq sa shumë prej vajzave të guximshme do ta gjejnë veten në një pjesë të mirë të këtyre modeleve.
Çizmet kadife, siÒ« e dini, janë propozimi i fundit i pasarelave. Motrat Kardashian – Jenner, prej kohësh i kanë propozuar në blogjet e tyre, por edhe shumë ikona të tjera stili, të cilat propozojnë linja të pastra dhe ngjyra perfekte si lejla, të zeza, jeshile e errët etj. Po ashtu, edhe Ò«izmet e kamoshit do t’i gjeni këtu, për shkak se janë super të rehatshme dhe gjithmonë komunikojnë mjaft mirë me stilin e veshjes  që ke zgjedhur.
Nuk mungojnë printet me lule, animal, dantellat intriguese të zeza, me ngjyra, thurjet, por edhe propozime të tjera si ato me ngjyra të ndezura dhe fluoreshente. Po ashtu, për zonjat, që preferojnë ngjyra më klasike, ka gjithmonë përgjigje: e bardha e kombinuar me të zezë, blu apo jeshile.
Shfletoni galerinë e fotove të mëposhtme per t'u njohur më mirë me këtë vend të ri që ju pret në Tiranë dhe disa prej personazheve të njohur që morën pjesë në ditën e hapjes zyrtare të tij. Fotografitë: Orsola Mema nga Class Photography.