Mbrëmjen e djeshme në Tiranë u realizua e para sfilatë outdoor në përmasat e saj. Në një organizim profesional nga Class Events, kjo shfaqje ishte mbresëlënse ashtu siç në të vërtetë pritej… Sikurse ndodh në të gjithë fashion show-t ndërkombëtare, në eventin e djeshëm nuk munguan personazhet e njohur, fotografët si dhe surprizat nën logot Liu Jo dhe Twin Set!
Kur flasim për vipat, e kemi fjalën pikërisht për ato, vajzat që ndiqni vazhdimisht në Instagram e që inspiroheni nga stilii tyre… Armina Mevlani, Irena Kita, Estela Ujka, e shumë vajza të tjera që janë të dhëna pas sektorit të modës dhe bukurisë nuk kishte sesi të mungonin në sfilatën e vitit, tek sheshi “Nënë Tereza” në qendër të Tiranës.
Një parakalim me veshjet më trend të sezonit, me kombinimet më të bukura të stinës së pranverë-verës, ishte pikërisht kryefjala e këtij eventi. Veshjet Liu Jo dhe Twin Set që gjithmonë kanë pikasur ndër katalogët e firmave më të njohura dhe më të pëlqyera për të gjitha vajzat në Tiranë, tashmë do të kthehen në kryefjalën e blerjeve në qytet. Jo vetëm veshjet, por edhe çantat, aksesorët e këpucët janë “must-have” të sezonit të ri që mezi po e presim!
Nën magjinë e dritave të skenës së improvizuar në mënyrë të detajuar, nuk mungoi gjithashtu spektakli nën tingujt e Marsela Çibukaj-t, një këngëtare që njihet për talentin dhe muzikën origjinale që sjell afër publikut. Modë, tendencë, fotografi, muzikë e dhurata, të gjitha të përmbledhura në një paketë të vetme! Sfilata Liu Jo dhe Twin Set!
Deri tani, nuk pritet të kemi evente të tjera të këtij formati, kështuqë do të shpresojmë se Liu Jo dhe Twin Set do e kthejnë këtë sfilatë në ritual e do të na surprizojnë sërish në koleksionet e rradhës… Deri atëherë, ju lëmë në shoqërinë e fotografive ekskluzive nga mbrëmja magjike.