
Kompania Class AV organizon sfilatën e parë që nga krijimi i saj katër vjet më parë. Në hotel Plaza në një një mjedis të kthyer në kopsht të gjelbëruar sipas konceptit të Dior, kanë nisur të mbërrijnë të ftuarit, rreth 100 persona të njohur nga fusha e medias, artit dhe modës dhe personazhe të njohur të jetës publike.

Të sintonizuar me temën pastel, të ftuarit po kalojnë pak në mjedisin e koktejit para se të zënë vend në të dy anët e pasarelës.

Disa modele të veshura me rozë i japin kopshtit theksin fashion të këtij eventi. Për zonjushat dhe zonjat e ftuara ka pasur edhe një surprizë. Një prestigjator u jep atyre një trëndafil sapo vënë këmbët në kopshtin Class! Në ngjyrë rozë pastel sigurisht!

























