"Komedi në errësirë" një vepër brilante nga Peter Shaffer. Me aktorët Gentian Zenelaj, Laerti Vasili Marjana Kondi, Laura Nezha, Mehmet Xhelili, Eglantina Cenomeri, Gerald Sejdini, Karafil Shena në një lojë fantastike. Regji nga Najada Elmazi.

Brindslei Miler, një skulptor i ri, dhe e fejuara e tij debutuese, Carol Melket, kanë vjedhur disa antikuarë shumë të shtrenjtë tek fqinji Harold Gorinxh, i cili është larguar për fundjavë, për të zbukuruar banesën e tij të varfër, në mënyrë që t’i bëjë përshtypje të atit të Karolës dhe një blerësi të mundshëm, pasaniku i quajtur Xhorxh Bamberger. Para se të ftuarit te mbërrijnë, nje sigurese bëne nje qark të shkurtër duke shkaktuar errësirë. Skena ndriçohet në çast.Te gjithe personazhet ndodhen ne erresire te plote.Situatat e keqkuptimeve nderlikohen gjate spostimit te mobiljeve kur ato duhet ti kthehen perseri fqinjit Harrold Gorinxh i Cili kthehet papritur. Dehja e zonjushes Furnival e cila jepet pas alkolit e intensifikon komedine. Hyrja e ish te dashures Kleas,elektricistit dhe multimilionerit Bamberger e cojne ne nje dimension tjeter komedine.

Data 6 Qershor ora 20:00. Mos e humbisni! Rezervoni në 0695717746 /042278158.