Në datat 17 dhe 18 qershor në teatrin e qytetit të Durrësit, do të vihet në skenë komedia "Shirli Valentina".

Shirli Valentina një komedi për gratë, burrat dhe jetën vjen për herë të parë këtë fundjavë në 17-18 qershor ora 20.00 në Teatrin Aleksandër Moisiu me të mrekullueshmen Olta Daku, regjisore Driada Dervishi, vepër e Willy Russell, sjellë në shqip nga Artur Lena, skenë e kostume Laedia Hajdari, koreograf Elton Cefa, muzika Julian Shyti as/regjie Besmir Bitraku foto nga Soela Zani, graphic design Studio Tartari.

Një komedi brilante në regjinë e një prej regjisoreve të reja më të talentuara që ia ka besuar pjesën gjithashtu, një prej aktoreve më të mira shqiptare, Olta Dakut.

Për rezervime biletash 052 234 66 ose pranë Teatri Aleksander Moisiu Durrës.

Mos e harroni!!