Një shërbim i ri i është shtuar markës Class by AV, por edhe Tiranës. Një studio make up-i dhe stilime flokësh me profesioniste të kësaj fushe që punojnë prej vitesh me personazhet e ekranit. Studioja Class Make Up and Hairstyle shtohet si një vend takimi me bukurinë që buron nga talenti i profesionisteve dhe produktet cilësore. Tashmë ajo do ju zbukurojë për çdo rast, vajza dhe gra të njohura apo jo, në ditën e martesës, ditën e fejesës, një darkë speciale, një mbrëmje gala, një set fotografik, një video klip apo dalje në televizion, nga make up natyral profesional, deri në make up artistik.
Ja disa nga portretet e realizuara nga artistja që do të punojë për këtë studio.



Puna më e fundit është për videoklipin e Elhaida Danit në Eurovizion ku Elona ka realizuar tre pamje të ndryshme për tre ditët e xhirimeve.


Class Make Up and Hairstyle është pjesë e Class by AV, me të cilën mbyllet cikli i kësaj strukture me shumë shërbime, për të shkëlqyer në ditët e veçanta të jetës. Në Class by AV gjeni
Fustanin e bardhë
Fustan mbrëmjeje
Dekor dhe organizim eventi
Class Photography
Class Make Up & Hairstyle
Dhe së shpejti Class Film për klipe të shkurtra në momente të rëndësishme të jetës!s!




