Në hyrje të ish-Bllokut, në një nga zonat më strategjike të kryeqytetit këtë javë ndodhi një ngjarje e madhe! Së cilës ju bashkuam edhe ne si media, revista Class! Nëse krejt rastësisht të duhej të kaloje pasditen e së mërkurës aty, nuk mund të ecje pa e kthyer kokën pas...aty ku u bënë bashkë personalitetet më të njohur në vend, përfaqësues nga bota e biznesit, artit, kulturës, VIP-at shqiptarë që u bënë protagonistë të një eventi të madh që Optika 1 organizoi për një arsye të veçantë: prezantimin e koleksionit të ri ekskluziv të markës së syzeve Linda Farrow në Shqipëri, e praktikisht në të gjithë rrjetin e dyqaneve në Tiranë, Elbasan, e Prishtinë, ku edhe janë pozicionuar tetë pikat e (kliko) Optika 1.

Një aktivitet i kuruar në detaje, që la mbresa të jashtëzakonshme tek të gjjithë të pranshmit aty, një event që i ngjante tipikisht organizimeve në metropolet më IN të modës kudo në botë, si Londër, Milano, Paris, etj. Eventi u mbajt në "Arte" Boutique Hotel, lokacioni më i ri class që i shtohet kryeqytetit, i pozicionuar në zemër të ish-Bllokut.

Më shumë se 120 të ftuarit e pranishëm në event u njohën nga afër me risitë e koleksionit të ri të syzeve të super brandit të famshëm në të gjithë botën "Linda Farrow", pjesë e të cilit ishte edhe Simon Jablon, drejtor ekzekutiv i kësaj marke në Londër.

Të pakonkurrueshëm në dizajn dhe pa kompromis në cilësi, Linda Farrow është marka e syzeve më ekskluzive në botë. Themeluar në vitin 1970, tashmë ajo është afirmuar në tregun e markave luksoze. Bashkëpunimi ekskluziv me (kliko) Optika 1 filloi në vitin 2014-të dhe nga ai moment marka e luksit Linda Farrow është prezente edhe në Shqipëri. Koleksioni i ri prezanton materialet më elitare kombinuar me stilin për të krijuar një syze që nuk njeh kohe. Ndaj koleksioni i pranverë-verë 2019-të vjen me ngjyra të guxuara, modele trendy dhe inovative që i përshtaten më së miri portretit dhe stilit të çdo gruaje që do të ndihet protagoniste.

Nuk kishte si të mungonte në këtë event fjalimi i sipërmarrëses së Optika 1, Grejsi Balla, e cila u shpreh mjaft e kënaqur për standardet e cilësisë dhe suksesit të vendosur në gjithë këto vite ekzistencë të optikës, ku marrëdhënia me klientin, vendosja e tij në fokus të shërbimit, cilësisë dhe përmbushja e pritshmërive për çdokënd që shkel tek Optika 1 e bën misionin të përmbushur. Sepse syzet e diellit apo optiket vijojnë të mbeten aksesori më elegant, por edhe më i domosdoshëm për të gjithë si femrat, ashtu edhe meshkujt. Optika1 është absolutisht përmbushja e çdo pritshmërie tuaj. Jo vetëm brandet e luksit, aty ju do të gjeni zgjidhje optimale për çdo buxhet. 

Kjo optikë është e fokusuar në përmirësimin e shikimit duke ofruar qartësi maksimale, komoditet në përditshmëri me syzet e përzgjedhura, vëmendje dhe përkushtim superior që eksperienca e klientëve të sa më e përsosur. Optika 1 bashkëpunon me brandet më të njohura botërore me vendndodhje në Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, me markat si Linda Farrow, Ana Karin Karlson, Cartier, Gucci, Cazal, Versace, Tom Ford, Vogue, Porsche Design, Armani, Hugo Boss, Ray Ban, Vogue, D&G, GUESS, Prada, Celine etj. Tashmë, pas tetë dyqaneve të njohura, Optikës 1 i është shtuar edhe një lokacion i ri në rrugën "Myslym Shyri". 

Optika 1 prej 11 vitesh është lider në tregun e syzeve të diellit dhe atyre optike, me mijëra klientë të kënaqur që ia kanë besuar shikimin dhe imazhin përmes syzeve pikërisht Optikës 1.

Optika 1 në Instagram https://www.instagram.com/p/BxSwaAwnykH/

Optika 1 në Facebook https://www.facebook.com/348365795286437/posts/2032967426826257/