Në Pallatin e Kongreseve është mbajtur mbrëmjen e djeshme nata finale e “Miss Universe Albania 2015”. Siç ishte lajmëruar gjatë këtyre ditëve, mbrëmja ishte e mbushur me surpriza dhe shumë të ftuar. I ftuari special, aktori italian Gabriel Garko, ishte në rolin e kryetarit të jurisë, ndërsa pranë vetes ka pasur bukuroshet shqiptare: Heidi Lushtaku, Armina Mevlani dhe Bleona Qereti.

 

Po ashtu, të ftuar kanë qenë edhe emra të tjerë të njohur të skenës shqiptare si Era Istrefi, Çiljeta, Noizy etj. E përzgjedhura si më e bukura shqiptare, do të do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe” në Shangai të Kinës.

Shikoni disa nga të ftuarit dhe stilin e tyre.