Konferenca do të organizohet përgjatë dy ditëve, 2 dhe 3 shtator në ambientet e  Hotel Plazza në Tiranë me personalitete në fushën e vetëzhvillimit, motivimit dhe biznesit nga e gjithë bota.

Folësit kryesor do të jenë disa nga drejtoreshat e "Global Woman" nëpër botë, bashkëshortja e ish-kryeminstrit të Kosovës Anita Haradinaj dhe shumë gra të tjera të suksesshme që udhëtojnë nga Europa dhe Amerika.

Menjëherë pas konferencës do të lançohet edhe rihapja e "Global Woman Club Albania", një klub i cili do të ketë aktivitete të përmuajshme dhe do të drejtohet nga bashkëshortja e Zv/ Ambasadorit britanik të atashuar në Shqipëri, Znj. Sue Ivory.

Gjithnjë e më shumë gratë në të gjithë botën po bëhen jo vetëm faktor politik, por edhe ekonomik dhe iniciatore dhe paraprirëse ndryshimesh pozitive. "Global Woman Club Albania" synon jo vëtëm të bashkojë gratë shqiptare (dhe jo vetëm) nën një platformë fuqizuese, por edhe të jetë një guidë dhe orientim për të nxitur inciativa pozitive që do të rrisin rolin e tyre në shoqëri.