Të ndihesh gjithmonë e bukur është një e drejtë absolute e kujtdo që vitet e fundit po merr përmasa të mëdha jo vetëm sepse është trend në mbarë botën, por sepse, mbi të gjitha, pamja e jashtme ta shton ose ta pakëson respektin për veten. Vështirë të gjesh sot një njeri të kënaqur me pamjen e vet. Sa herë e sheh veten para pasqyrës, do të dëshiroje të kishte ndryshe hundën, buzët, veshët... apo ndoshta ca kilogramë më pak. Nëse vite më parë, ndërhyrja plastike konsiderohej tabu, sot të përmirësosh pamjen fizike nuk është gjë tjetër, veçse një vlerë e shtuar e vetes dhe personalitetit tënd para mjedisit social në të cilin jeton.
Ndërhyrjet plastike sot në Shqipëri, si kudo në botë, po shihen si një variant i mirë për të përmirësuar pamjen dhe për t’u ndier mirë me veten. Për më tepër, kirurgjia plastike është një mënyrë mjaft e fuqishme, e cila u jep zgjidhje shumë pyetjeve dhe brengave që mundojnë të pakënaqurit nga pamja fizike, në çdo lloj moshe qofshin. Sipas një ankete të bërë vitin e fundit në Gjermani, pothuajse 20 për qind e të anketuarve ndërmjet moshës 14 deri 30 vjeç, kishin bërë të paktën një operacion plastik ose kishin planifikuar ta bënin. Ndërsa ata që po mendonin ishin shumë më tepër.

Një risi në fushën e plastikës dhe estetikës në vendin tonë është doktor Vincenzo Colabianchi, një emër mjaft i njohur për kirurgjinë plastike në Itali dhe një nga mjeshtrit që mund t'ia besosh fare lehtë përmirësimin e pamjes fizike. Jo vetëm për profesionalizmin e lartë që ka treguar për vite me radhë në punën e tij, por edhe për natyrën pozitive, për pritjen dhe për trajtimin deri në detaj që i bën çdo lloj rasti.
Vincenzo Colabianchi, së fundmi është më afër një kërkimi në Google, pas njohjes me shumë prej ndërhyrjeve të tij mjaft të suksesshme. Tani, ai vjen për të ushtruar profesionin e tij si kirurg plastik pranë klinikës dermoestetike “Dermolife” në Tiranë, pas më shumë se 32 viteve karrierë në Itali. Emri i tij është mjaft i njohur jo vetëm për kirurgjinë plastike në vendin fqinj, por edhe për specializimet në vende të tjera si Brazil dhe Amerikë. Në Shqipëri vjen për herë të parë. Fillimisht u ftua nga një koleg që kishte punuar më parë në vendin tonë: “Në Shqipëri? Pse jo, thashë... Është një vend fantastik, ka njerëz shumë të mirë, hahet ushqim i mirë. Më pëlqen të punoj në Shqipëri.” I pëlqen të punojë për shqiptarët ashtu si edhe për italianët, por ndërsa këta të fundit janë më të prirur ndaj kirurgjisë plastike dhe përmirësimeve të herëpashershme të pamjes, shqiptarët vijojnë të kërkojnë ndërhyrje më të vogla, por po ashtu shumë natyrale – suksesi i fjalës së fundit të kirurgjisë plastike.
Colabianchi mendon se sot ka ardhur koha që kirurgjia plastike të konceptohet si një filozofi që të rrit më shumë besimin në vete. Çdo ndërhyrje shihet si një rast unik, i cili analizohet deri në detajet më të imta. Dhe ky është edhe suksesi i doktor Colabianchi-t - personalizimi i trajtimit të çdo pacienti, rezultati krejtësisht natyral dhe, çka është më e rëndësishmja, kënaqësia që merr në fund nga klientët. I specializuar në fushën e lipuzicionit (heqja e dhjamit) në zonën e barkut, doktori tregon se në Shqipëri këto lloj ndërhyrjesh kanë filluar të marrin përmasa më të gjera. Për më tepër që rezultatet në këtë pjesë janë të shkëlqyera.
Tri janë parimet bazë mbi të cilat punon doktor Colabianchi, të cilat në mjekësinë estetike kanë një rëndësi të madhe në ditët tona:

Ndërhyrjet mikroinvazive (sa më natyrale)
Risia e ndërhyrjeve plastike, kohët e fundit është fokusuar në qelizat staminale (qelizat më të imta të indit). Kjo do të thotë që nga një pjesë e shëndoshë e pacientit, merren qeliza duke u injektuar në pjesën ku është e nevojshme: “Duke bërë ndërhyrje me qelizat e indit, pa përdorur shtues artificialë, rezultati është i menjëhershëm dhe i përhershëm. Pas ndërhyrjes, gjithçka duket natyrale, pra nuk kuptohet nëse pacienti ka bërë një operacion plastik”, – shpjegon doktori. Pas kësaj, askush prej pacientëve nuk do të ndiejë nevojën e një rindërhyrjeje, siç mësohet, për fat të keq, të ketë mjaft raste të tilla në Shqipëri. Megjithatë, përmirësimet janë të dukshme edhe për shkak të teknikave gati të përsosura që përdoren sot.
Koha shumë e shkurtër
Me jetën dinamike që bën secili prej nesh, rikuperimi për ditë e javë të tëra do ishte një kosto e lartë. Kështu që kirurgjia plastike e fjalës së fundit, duket se ka menduar me kujdes edhe për këtë pjesë. Doktor Colabianchi shpjegon se një nga pyetjet që bëhet zakonisht nga pacientët është natyrisht edhe koha e rikuperimit: “Gjithçka mund të përfundojë në një ditë të vetme. Pas disa orësh nga një ndërhyrje plastike, kushdo mund të jetë gati për t’iu kthyer jetës sociale.”
Teknika e personalizuar
“Çdo rast është unik në vetvete”, - tregon doktori. Dhe, si i tillë, ai duhet parë me kujdes. Kirurgjia plastike, vitet e fundit shikon me imtësi çdo pacient, e trajton atë si një rast të veçantë. Edhe në Shqipëri, ajo çka kërkohet më shumë, në fakt, janë ndërhyrjet e vogla mikroinvazive, që në fund japin rezultate të mëdha dhe të personalizuara: “Para operacionit, ne i bëjmë të gjitha analizat pacientit. Po ashtu, ai njihet paraprakisht me rezultatin që do të ketë pas operacionit, por edhe pas tij e ndjekim rastin deri në një vit për të parë të gjitha zhvillimet e mëtejshme.”
Por çfarë kërkojnë të modifikojnë më shumë shqiptarët përmes operacioneve plastike?
Si doktor plastik, por edhe si mjek kirurg, doktor Colabianchi thotë se çdo ndërhyrje, në vetvete ka një lloj paniku, është një traumë e pashmangshme për çdo pacient, megjithatë këshilla e tij për të gjithë ata që duan të përmirësojnë pamjen e tyre është të jenë më të kujdesshëm me kohën kur i kërkojnë këto ndërhyrje: “Kushdo ka të drejtë të përmirësojë pamjen e tij fizike, por kujdesi duhet të ekzistojë gjithsesi para se të marrësh këtë hap...”
Sipas doktor Colabianchi-t, vitet e fundit, si kudo në botë, edhe në Shqipëri po marrin përmasa dy prirje: klientët femra, sa vjen e janë më të reja, dhe meshkujt, gjithmonë e më shumë po u drejtohen specialistëve të kirurgjisë plastike: “Të gjithë duan ta përmirësojnë pamjen e tyre”, – shpjegon doktori, i cili shton se vajzat e reja janë më të prirura të heqin masat dhjamore, ndërsa zonjat që i kanë kaluar 50-55 vjetët, më shumë kërkojnë të zhdukin shenjat e plakjes. Lifting dhe minilifting fillohet rreth moshës 50-55 vjeç, ndërsa më herët rekomandohet botoksi, filler, fijet që tërheqin lëkurën etj. “Në Shqipëri, numrin më të madh të ndërhyrjeve vijojnë ta mbajnë rregullimet e hundës (rinoplastika)” – thotë doktor Colabianchi. Por më tej edhe ndërhyrjet kirurgjikale për heqjen e dhjamit në bark (abdominoplastika), në vesh (otoplastikë), largimi i rrudhave nga pjesa e syve (blefaroplastikë), ndërhyrjet në gjoks (mastoplastikë) etj. Por këshilla kryesore që Colabianchi u jep të gjithë atyre që kërkojnë t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje plastike është të shohin fillimisht me cilin doktor kanë të bëjnë dhe, natyrisht eksperiencën e tij, në mënyrë që të mos zhgënjehen. Si në çdo fushë të jetës, edhe në mjekësinë plastike duhen kaluar disa etapa të mëhershme, siç janë kirurgjia e përgjithshme apo ajo e traumave për të shkuar në një stad më të lartë dhe me rezultate të shkëlqyera, si kirurgjia plastike.
Kështu, nëse akoma apo mendon të përmirësosh diçka në pamjen e jashtme, Colabianchi është një emër të cilit mund t’ia besosh veten.
Disa nga ndërhyrjet plastike të doktor Colabianchi-t, në galerinë e mëposhtme.









