Vitet e fundit numri i njerëzve që i drejtohen kirurgjisë plastike është rritur ndjeshëm. Këtu i referohemi kirurgjisë së përgjithshme të trupit dhe fytyrës si nga ana estetike, ashtu edhe nga ajo funksionale. Nëse përpara disa vitesh të bëje një ndërhyrje konsiderohej tabu, tashmë është një gjë fare e zakonshme. Por shpeshherë, njerëzit, për të pasur një rezultat sa më të bukur dhe një çmim të ulët, kanë përfunduar në duart e kirurgëve të gabuar. Kjo ndodh edhe për shkak se njerëzit ofronin shembuj të gatshëm si pikë referimi për rezultatin e tyre dhe kur klinikat i premtonin të njëjtin rezultat, kjo përgjigje konsiderohej si “maja” e arritjes së suksesit të një klinike. Pa e kuptuar, në këtë mënyrë, shumë pacientë kanë humbur origjinalitetin, diproporcionin me fytyrën, kanë shfaqur probleme funksionale në tentativë për të kopjuar shembuj të gatshëm. Të gjitha këto pasoja bënë që njerëzit të tremben, të stepen disi dhe të mendohen mirë përpara se të bëjnë një ndërhyrje. Problematikat e referuara me lart kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në çdo ndërhyrje, por ne i referohemi në mënyrë të veçantë ndërhyrjes në hundë, rinoplastikës, e cila është një ndërhyrje estetike dhe funksionale që ka njohur raste dështimi nga më të ndryshmet. Këto të fundit kanë bërë që shumë të rinj, por edhe të tjerë të moshave mesatare, të jenë skeptikë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje të tillë.

Duke qenë se rinoplastika është ndër ndërhyrjet më të realizuara, pothuajse çdo person që i drejtohet klinikës "Dermolife" ka dikë të afërt që e ka bërë këtë ndërhyrje më herët. Disa prej tyre thonë që nuk duan të përfundojnë me një hundë të shkatërruar, të devijuar, të këputur në kurrizin e saj dhe vetëm me majën e ngritur etj. I kuptojmë të tilla hezitime, ndaj edhe kemi zgjedhur të mos i bindim me fjalë që jemi ndryshe, por të gjithë njerëzit që konsultohen në klinikën “Dermolife”, për ndërhyrjen në hundë (apo edhe ndërhyrje të tjera) shohin rezultatet e punëve tona. Ne marrim kënaqësi më të madhe kur na thonë se kanë ardhur vetëm pasi kanë parë rezultatet natyrale të publikuara në rrjetet tona sociale. Të gjitha këto arritje nuk kanë ardhur kot.

Hunda është tipari më i dallueshëm dhe shpesh më i vështiri për ta bërë fytyrën sa më atraktive, sa i përket pjesës estetike. Si e tillë, edhe ndërhyrja në atë zonë është ndër më të vështirat dhe kërkon një profesionalizëm të veçantë për të qenë perfekte.

Përse të zgjidhni klinikën “Dermolife” për t’i besuar rimodelimin e hundës?

Përveç shërbimit të kujdesshëm, pre dhe post operator, kushteve sterile dhe moderne, stafit mjekësor të kualifikuar, çmimit të përballueshëm, duhet të besoni se ata që kanë në dorë shkëlqimin tuaj janë kirurgët që punojnë me ne - ndër më të zgjedhurit që ushtrojnë mjeshtërisht profesionin e tyre jo vetëm në Itali dhe Europë, por kudo nëpër botë. Ndër vite jemi kujdesur të përzgjedhim kirurgët më të mirë dhe profesionistë; që nuk dinë kurrë t’i zhgënjejnë pacientët që na besojnë. Kirurgët, që me përgatitjet e tyre të shkëlqyera, të shkolluar dhe specializuar në universitetet më të njohura në botë, janë:



1- Raniero Orsini, i diplomuar në nivelin e ekselencës në Universitetin “La Sapienza” të Romës, i profilizuar si kirurg Maxillo-facial në Itali, ushtron profesionin e tij në klinikat më në zë në Itali, në vende të ndryshme europiane, por edhe në Amerikë dhe Brazil. Raniero Orsini është në krye dhe anëtar i shoqërive të ndryshme, kërkimeve shkencore në fushën e kirurgjisë estetike dhe rikonstruktive, por rimodelimi i hundës është ndërhyrja që e karakterizon më së shumti si mjeshtër të kirurgjisë estetike. E gjithë eksperienca e tij nuk tregon gjë tjetër veçse punë të arrira, profesionalizëm, trajtim të pacientit si një rast unik dhe jo të bazuar në shembuj (kjo është një pikë kyçe që e kemi vlerësuar tek secili prej kirurgëve). Doktori vjen enkas në “Dermolife” për të ushtruar profesionin dhe teknikat e tij unike.



2- Luca Piovano, i cili aktualisht është ndër kirurgët më të vlerësuar dhe të spikatur në Itali për aftësitë e tij profesionale. Përveç klasifikimit si ndër më të dalluarit e “La Sapienza-s”, ai ia ka dalë të ushtrojë aftësitë e tij si kirurg estetik, plastik dhe rikonstruktiv edhe në Rio de Janeiro, në Paris, Miami, Florida, Barcelonë dhe në Itali. Gjithashtu, është anëtar i shoqërive të ndryshme shkencore të njohura dhe të vlerësuara në të gjithë botën. Shqipëria dhe klinika jonë i bashkëngjitet listës së vendeve ku doktori ushtron profesionin e tij.



3- Claudio Bernardi, i cili është ndër profesionistët më të njohur dhe të kualifikuar në Itali, por tashmë edhe në rang ndërkombëtar për kirurgjinë plastike, estetike dhe rikonstruktive, i klasifikuar si anëtar nderi në konferenca dhe shoqëri të ndryshme në Itali dhe jashtë për kirurgjinë estetike, themelues i “Shoqërisë Ndërkombëtare të Kirurgjisë Implantoprotike”, ushtron profesionin e tij në Itali, kryesisht në Romë. Por ka kontribut të madh edhe në vende të ndryshme të botës; në SHBA, në Brazil, por dhe në Shqipëri vetëm në klinikën “Dermolife”.


4- Franco Corsi është diplomuar në Universitetin “La Sapienza” të Romës, në mjekësi dhe kirurgji estetike, rikonstruktive dhe plastike, me specializime dhe trajnime të ndryshme në Universitetin e Rio de Janeiro-s, por edhe në universitete të tjera në Itali. Corsi ka një kurrikulum të pasur, ku si referencë merret ushtrimi i profesionit në spitalet dhe klinikat më të njohura dhe influencuese të fushës së kirurgjisë estetike. Tashmë i është bashkuar klinikës sonë si një nga kirurgët që realizojnë me aq mjeshtëri, profesionalizëm dhe autenticizëm rastin e secilit prej pacientëve tanë.

Kirurgët që punojnë në “Dermolife” janë perzgjedhur në mes të një numri të madh personash që ushtrojnë të njëjtin profesion. Ata mbizotërojnë mbi shumë emra dhe punë të kirurgëve të tjerë pikërisht për karakteristikat që i rreshtuam më lart. Nuk është aspak e thjeshtë dhe e zakonshme të punosh me më të mirët. Një nga arsyet që na ka shtyrë të jemi shumë selektivë në përzgjedhjen e stafit të kirurgëve janë pikërisht rastet e operacioneve të dështuara, kryesisht të hundës, që vijnë çdo ditë në klinikën tonë për të kërkuar të rregullojnë atë që tashmë ka dështuar. Ne ia kemi dalë të bëjmë shumë prej tyre të lumtur, ndonëse me vështirësi kemi rikthyer besimin tek personat që kanë pësuar një dështim të mëparshëm. Ndërhyrja është edhe më e komplikuar në këtë rast, por kemi bërë të lumtur edhe pacientët që na kanë besuar që me herën e parë. Kemi lumturuar edhe pacientët të cilët kanë marrë frymë lirisht që në orët e para të daljes nga salla, gjithashtu kemi lumturuar edhe njerëzit që kanë pësuar deformime nga më të ndryshmet në hundë, për shkak të aksidenteve. U kemi rikthyer besimin tek vetja, por edhe tek të tjerët. Kemi lumturuar edhe prindër, sytë e të cilëve shkëlqejnë edhe më shumë se të fëmijëve të tyre. Shpeshherë me frikë, me pyetje, me hezitim, ata na kanë besuar ëndrrat e më të shtrenjtëve të tyre, sepse kur drejtohen në klinikën tonë për konsultë, pothuajse të gjithë thonë se e kanë ëndërr realizimin sa më të arrirë të kësaj ndërhyrjeje.



Prandaj, ju sugjerojmë të zgjidhni klinikën tonë, të na besoni edhe ju ëndrrën tuaj, të realizuar nga dora e profesionistëve që arritjen e ndërhyrjeve që realizojnë, e matin me milimetra.