Ato rrugicat tipike italiane… Tavolinat e vogla jashtë dhe vitrinat pas të cilave fshihen produktet më të mira për të cilat Italia është e njohur. Muzika që i bën të gjithë të ndihen sikur kanë lindur në atë vend. Dhe atmosfera e këndshme prej “La Dolce Vita” që nuk perëndon kurrë…

Të shtunën, më 5 mars, duke filluar nga ora 10.00  mund ta gjesh këtë atmosferë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku Carpisa ka hapur një dyqan të dytë, pas atij të TEG, në krah të Okaidi-t. Një event i veçantë me muzikë italiane, ulje 20 për qind çmimesh për koleksionin e ri dhe valixhet, shumë dhurata dhe të ftuar specialë deri në orën 21.00. Gjatë kësaj dite, do të prezantohet edhe koleksioni i ri i çantave pranverore, një bashkëpunim me Penelope Cruz.

Carpisa, është marka italiane e çantave, portolofëve, valixheve dhe aksesorëve të udhëtimit, e krijuar në vitin 2001. Brenda pak vitesh ajo u kthye në një fenomen komercial duke ofruar artikuj të një stili elegant e me vlerë unike. Logo identifikuese e Carpisa-s, një breshkë e vogël e identifikon këtë markë që prej hapjes dhe e prezanton atë në të 600 dyqanet që ajo ka në Itali dhe shtete të tjera.

Suksesi i Carpisa është bazuar në vlera të tilla si fokusi ndaj klientit, pasioni për cilësinë, dinamizmi, kreativiteti, kërkimi, zhvillimi dhe konkurrenca e një niveli ndryshe. Koleksionet Carpisa, të pasura e të shumëllojshme, të dizenjuara sipas stilit italian me kombinimin e duhur cilësi – çmim, i adresohen një target grupi të përzgjedhur femrash të moshës nga 20-45 vjeçe të cilat janë mjaft të ndjeshme ndaj modës si edhe meshkujve me kërkesa nga më të ndryshmet.

Carpisa iu prezantua blerësve shqiptarë në nëntor të vitit 2011 duke sjellë stilin italian të suksesshëm në shumë shtete të botës. Sukses, i cili sigurisht nuk mund të mungonte edhe në vendin tonë e që do të bënte që tani Carpisa të jetë edhe me pranë blerësve të saj me një tjetër dyqan në rrugën “M. Shyri” , në krah të dyqanit Okaidi.

Një investim ky i bërë nga kompania Fashion Group e cila është kompania që solli eksperiencën e standardet e markave më të suksesshme internacionale e që synon të plotësojë tregun me alternativa cilësore blerjesh siç ka bërë deri më tani me portoflin e brandeve që menaxhon suksesshëm. Portofol i cili përbëhet nga 9 brande lider në treg si Springfield, Geox, Parfois, Terranova, Golden Point, Okaidi, Mango, Prenatal dhe Carpisa që operojnë në 17 dyqane  me nje staf ekspert në shitje.

Fashion Group, është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator në Shqipëri dhe rajon.

Pikat e forta të koleksioneve Carpisa janë pikërisht gama dhe shumëllojshëria e produkteve.

Mund t’i prekësh e t’i bësh të tuat, e madje t’i përfitosh me ofertat që shoqërojnë eventin e hpajes, të shtunën 5 Mars, nga ora 10.00, në dyqanin e dytë Carpisa në Tiranë.

Feeling Carpisa, Feeling Good, Feeling Italian!